Ministria e Kulturës
shpall 68 projekte fituese

TIRANE- Procesi përfundimtar i vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura në Ministrinë e Kulturës nga 15 Janari deri më 14 shkurt mbyllet me 68 projektet fituese. Ministria e Kulturës ka deklaruar dje listën e fituesve dhe buxhetin që ka në dispozicion të këtyre projekteve.  Në deklaratë shkruhet se: Më 19 mars 2014, u mbyll edhe procesi përfundimtar i vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura. Kolegjiumi i përbërë nga nëpunës të mesëm dhe të lartë të Ministrisë së Kulturës gjatë ushtrimit të funksioneve kolegjiale shqyrtoi 247 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi 68, në bazë të kritereve të shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime.

Ato janë: cilësia dhe origjinaliteti, qartësia dhe besueshmëria realizuese, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, impakti dhe përputhshmëria me prioritetet e Ministrisë së Kulturës – veçojmë këtu edukimin përmes artit dhe kulturës, përkrahjen e të rinjve – duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike, dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera. Gjatë procesit të vlerësimit, kolegjiumi u konsultua edhe me ekspertë të jashtëm të fushave të ndryshme”. Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës, ku bëhet i ditur edhe fondi i akorduar për projektet, i cili është rreth 40 milion lek të reja. Brenda 10 ditëve Ministria e Kulturës do të kontaktojë fituesit për të proceduar me hapat e mëtejshëm.
 
Lista e plotë e projekteve të përzgjedhura
 
ART & KULTURE
  1. Qendra e Hulumtimit Progresiv, Teatri në Edukim – Fjongo e Argjendtë
  2. Mimoza Hysa (Çuliqi), Oda e Hapur
  3. Qendra e Menaxhimit Artistik “Këngët e Tokës”, Festivali Ndërkombëtar “Këngët e Tokës” – edicioni i 16-të
  4. Shtëpia botuese “Naimi”, Përkthimi dhe botimi i veprës së Nilo Borgia-s “I monaci basiliani d’Italia in Albania 1-2”
  5. Galeria Miza, Ekspozita të Artit Bashkëkohor
  6. Luljeta Lleshanaku, “Guidë për shkrimtarët e rinj”: seri workshop-esh në prozë dhe poezi, mbi mjeshtërinë e shkrimit
  7. Shoqata “Muzika e Re Shqiptare” (NAM), Festivali “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” Edicioni XVI
  8. TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor, Çmimi ARDHJE 2014
  9. Eno Koço, Udhëtim i Isos Vokale
  10. Art Kontakt, ArtKontakt Festival
  11. Art-im-pulse, Festivali i Filmit Ballkanik dhe Artit Kulinar
  12. Azem Qazimi, Revista Letrare “Helicon”
  13. Bashkia Burrel, Hani i Piktorëve dhe skulptorëve dhe hapje Galeri Arti
  14. MAM (Multidisciplinary Arts Movement), INFORMAL MIND
  15. Artistët Interpretë, Projekti “K” (Katër i Radës)
  16. Organizata Different Trains, Different Trains Festival
  17. Shoqata Poeteka, Projekti “Poeteka”
  18. Shoqata “Syri Blu”, Jazz in Al
  19. Fondacioni Guitar Foundation of Albania, Festivali ndërkombëtar i kitarës së Tiranës, edicioni i 2-të
  20. Tirana Ekspres, RESPEKT
  21. Projekte Vullnetare Ndërkombëtare, Studio Art përmes Shkëmbimit Kulturor, Vullnetarizmit dhe Riciklimit
  22. Renato Tata, Design Overvieë Tirana
  23. Organizata “Njerëz dhe Ide”, Festivali Multi-Kulturor Berat
  24. Manjola Bregasi, Në shtëpitë “e vogla” të artistëve të mëdhenj
  25. Shaban Sinani, Kodikët kronografikë të Shqipërisë: botim shkencor i ilustruar, shqip/greqisht
  26. Maks Velo, Grafika e Realizmit Socialist
  27. Gerti Selenica, Dokumentar mbi Historikun e Muzikës Rock në Shqipëri
  28. Globart, “Radio Iliria”
  29. Qendra Lëvizja Mjaft, Radiostacioni – Radio Kulturore Online
  30. Shoqata “Kulturë-Media-Art”, Festivali Operistik “Marie Kraja”
  31. Bashkia Kavajë, “Agim Hushi & Friends”
  32. Shoqata “Durrës Beauty”, Albania Dance Meeting-Festival
  33. Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë, Shkodër 2014, Edicioni 52
  34. Shoqëria e Librit Shqip, Festivali i Librit dhe Artit – Pranverë 2014
  35. “AniFest”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijët dhe të Rinjtë “AniFestROZAFA2014” Shkodër
  36. Pianodrom, Pianodrom
  37. Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë, Festivali i 13-të Ndërkombëtar i Teatrit Butrint2000
  38. Fondacioni IDEA, “Një Udhëtim drejt Europës”
  39. Shoqata – Klarinetistët Shqipëtarë dhe Improvizimit Muzikor, Festivali i klarinetës dhe i improvizimit muzikor
  40. Shoqata Kulturore Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Festival i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”
  41. Departamenti i Shqiponjave, “Hulumtim mbi Lapidarët e Shqipërisë”
  42. Qendra Akademia Kult, Çmimet “Kult”
  43. Albania Art Institute, Edicioni i 12-të i Tirana International Film Festival
  44. Shoqata Shqipëtare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, Tirana 48 Hour Film Project
  45. Qazim Ali Velia, Shfaqje teatrale – Monodramë
  46. Teatri A. Z. Çajupi Korçë, Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Aleko Prodani”
 
TRASHEGIMI KULTURORE
  1. Shoqata Romët për Integrim, Festojmë së bashku 8 prillin, ditën ndërkombëtare të Romëve
  164000  
  1. Instituti Shqiptar i Shkencave, Inventarizim Dixhital i Fondit Etnografik Zona Para Alpe
   520000  
  1. Qendra për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve, Rrënjët e Kaçkavallit
  506200  
  1. Shoqata Publike, Rikthim pas 17 vjetësh të grupit të Pilurit – Antologjia e re Këngët e Atdheut tim
    600000  
  1. Shoqata Kultura Zadrimore Shkodër, Tezgjahistet e reja të Zadrimës
  375000  
  1. Universiteti i Neë York-ut Tiranë, Rritja e Ndërgjegjësimi i Kulturës Muzeale në Berat
  272500  
  1. Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, Festivali i 5-të i Riteve Pagane dhe Lojrave Popullore Antigone 2014
  408000  
  1. Tradita Popullore, Tradita e Vendit Tim 
  310000  
  1. Fondacioni EDS, E djeshmja në shërbim të së tashmes
  669230  
  1. Forumi i Pavarur i Gruas, Urat e Beratit Flasin
  319000  
  1. RIAS, Mbrojtja e Dialekteve të Gjuhës Shqipe në Kushtet e Globalizimit
  2. Shoqata Ekoturistike Pukë, Festivali i 11-të Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë Fushë Arrëz
  500000  
  1. Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Trashëgimia Kulturore, Pasqyrë e Vlerave dhe Nivelit Kulturor të Korçës
  460000  
  1. Veli Vraniçi, Oda Dibrane, edicioni i 20-të
  2. CIOF, Festivali Mbarëkombëtar Përmeti Multikulturor Minoritete dhe Etni
  3. Vasil Tole, Trashëgimia Shpirtërore e Usta Laver Bariut në CD
  4. Shoqata Polifonia Shqiptare, Festivali i 6-të Ndërkombëtar i Polifonisë Bylispolifonia
  5. Fondacioni e Shkuara për të Ardhmen, Java e Serenatës Korçare 2014
  6. Fondacioni Gjirokastra, Ripërtëritja e Traditës
  7. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHËB), E ka kush e ka: Trashëgimia Kulturore për të Rriturit e së Nesërmes dhe Fëmijët e së Djeshmes
  8. Universiteti Polis, Java e Arkitekturës në Tiranë
  9. Hasan Nallbani, Piktura Kishtare në Kalanë e Beratit
     
 
 Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë