Ministria e Kulturës dhe RIAS: Më
shumë mbrojtje dialekteve të shqipes

Ministria e Kulturës dhe RIAS: Më<br />shumë mbrojtje dialekteve të shqipes
TIRANE- Mbrojtja e dialekteve të gjuhës shqipe në kushtet e globalizimit ishte tema e projektit të organizatës RIAS në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës për të promovuar sa më shumë dialektet e shqipes që deri më tani nuk i është dhënë rëndësia e duhur, madje është lënë në harresë. Sipas drejtoritë të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Rijetëzimit të gjuhës shqipe do të fillojë t’i jepet një rëndësi e veçantë dialekteve.
 
“Në Shqipëri prej shumë vitesh dialektet janë parë me një sy pak të vëngërt ose pak përçmues. ndërsa në kohën kur ne i përçmonim, Evropa i vlerësonte. falë teknologjisë së sotme, por mbi të gjitha falë vullnetit të mirë ne mund të bëjmë shumë më shumë për t'i treguar botës se çfarë pasurish kemi, jo vetëm në atë materiale, por dhe në atë jo materiale, ku bën pjesë pikërisht edhe gjuha”, tha Shpend Bengu.
 
“Çdo nënvlerësim i fuqisë krijuese të dialekteve sjell dobësim e varfërim jo vetëm të dialektit, por edhe të vetë standardit. standardi i shqipes që është i ri ka nevojë për pasurinë e madhe të dialekteve për krijimet popullore që mund të gjenden vetëm me të folmen e popullit”, tha akademiku Kolec Topalli.

UNESCO-ja prej vitit 2003 ka futur në fondin e trashëgimisë kulturore dialektet dhe minoretet linguistike si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale. UNESCO prej vitesh kërkon mbrojtjen e kësaj pasurie. Aktivitetet e këtij projekti të mbështetur nga Ministria e Kulturës do të organizohen në Tiranë, Korçë dhe Shkodër.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit