Ministria e Kulturës marrëveshje
me Italinë për trashëgiminë kulturore

Ministria e Kulturës marrëveshje<br />me Italinë për trashëgiminë kulturore
Ministria e Kulturës së bashku me fondacionin “ Palazzo Spinelli  Per L’arte e il Restauro” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrotjen monumenteve të kulturës. 

Nënshkrues të kësaj marrëveshje e cila ka të bëjë me zgjerimin  e bashkëpunimit dhe partneritetit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare synon të sjellë jo vetëm mbështetje financiare, por dhe ekspertizë ndërkombëtare të institucioneve më elitare botërore, kanë qënë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli, Emanuele Amodei.  

Gjatë fjalës së saj  Kumbaro  u shpreh se kjo marrëveshje ishte nisja e një rruge të duhur në fushën  e dijes profesionale sa i përket rastaurimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore. “Bashkëpunimi i rëndësishëm për rijetëzimin e Pallatit të Brigadave, një projekt madhor yni, i cili në bashkëpunim me Fondacionin Amerikano Shqiptar të Zhvillimit do të japë shpejt rezultatet e pritshme. 

Marrëdhënia jonë me Italinë shkon përtej eksperiencave dhe historive, prej mëse dy vitesh po ndajmë edhe dijen dhe profesionalizmin në fushën e trashëgimisë”, -ka vijuar Kumbaro.

Gjithashtu kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë kapacitetet në fushën: Trajnimit dhe Edukimit nëpërmjet krijimit dhe drejtimit të shkollave, qendrave kulturore, laboratorëve të restaurimit, instituteve të trajnimit të vazhdueshëm që synojnë përmirësimin e mjeshtërisë së ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë, rritjen e aftësisë së restauratorëve në shqipëri për mbrojtjen e trashëgimisë dhe ruajtjen e saj;

Organizimin e projekteve kërkimore shkencore, për përvetësimit të teknikave më të mira që aplikohen sot në botë për restaurimin dhe konservimin e veprave të artit dhe monumenteve të kulturës; Projektimin e masterplaneve specifikë të zhvillimit dhe promovimit turistiko-kulturor të territorit ose të zonave specifike me interes artistik dhe kulturor.  

Drejtori  i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli Emanuele Amodei theksoi gjatë fjalës së tij “Ky është një moment historik për Shqipërinë. Si një vend I pasur në trashëgimi kulturore ai duhet ti prezantohet Evropës duke shfaqur identitetin e vet kulturore. Zgjodhëm të bashkëpunojmë me Shqipërinë për trashëgiminë e saj të pasur dhe për këtë identitet të fortë kulturor. 

Ky është vetëm fillimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme.” Fondacioni Palazzo Spinelli Per L’arte e il Restauro është themeluar në vitin 1998, me qëllimin të mbrojë trashëgiminë botërore kulturore, përmes promovimit, restaurimit, konservimit.  Ai është pjesë e rëndësishme e projekteve të bashkëpunimit me organizma si UNESCO, Komisioni Evropian, Ministria e Jashtme e Italisë.

kumbaro


kumbaro


kumbaro

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës