TIRANË - Komisioni i ngritur nga Ministria e Kulturës për emërimin e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar, shpall sot tre kandidaturat përfundimtare në garë.
Ato janë parë si më të përshtatshme, të cilat kanë paraqitur platformat më të plota, në përputhje me objektivat artistike, kulturore dhe administruese të kërkuara për pozicionin e drejtorit në Teatrin Kombëtar. Ata janë:
1. Edmond Budina
2. Hervin Çuli
3.Laert Vasili
Konkursi u shpall në datën 05 dhjetor 2013 dhe përfundoi thirrjen për aplikim në datën 26 dhjetor 2013. Në këtë konkurs u paraqitën njëmbëdhjetë konkurrues, të cilët iu nënshtruan procesit të selektimit nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Kulturës në bazë të dispozitave të ligjit "Për Artin dhe Kulturën".
Kandidaturat e mësipërme do të paraqiten brenda datës 13 janar 2014 për të argumentuar mbrojtjen e platformave të tyre për objektivat artistike; objektivat e politikës kulturore; objektivat në administrim.
Në fund të këtij procesi, Ministria e Kulturës informon se do të përzgjidhet drejtori i Teatrit Kombëtar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com