Dita Ndërkombëtare e Muzeve zhvillohet çdo vit më 18 Maj. Kjo ditë është krijuar nga ICOM- (International Council of Museum-Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 37 vjetësh.
Çdo vit Dita Ndërkombëtare e Muzeve përkujtohet me një temë të caktuar. Ministria e Kulturës në Tiranë njofton se për vitin 2014 tema është “Koleksionet e muzeve krijojnë lidhje mes njerëzve. Kjo temë na risjell në vëmendjen tonë faktin se muzetë janë institucione të gjalla e plot jetë që ndihmojnë të krijohen lidhje mes njerëzve, brezave dhe kulturave nga e gjithë bota.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve ka filluar të përkujtohet për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005. Ministria e Kulturës nëpërmjet rrjetit kombëtar të muzeve të përbërë nga muze historikë, arkeologjikë, etnografikë e tipologjikë të shpërndarë në qytetet e Tiranës, Durësit, Krujës, Korçës, Beratit, Fierit, Vlorës, Sarandës organizon aktivitete të ndryshme në vartësi të temës të përvitshme të përzgjedhura nga ICOM –INTERNATIOANL për të përkujtuar këtë ditë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com