Ministria e Kulturës shpall
aplikimet për ekspozitën e Venecias

Ministria e Kulturës shpall<br />aplikimet për ekspozitën e Venecias
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Ministria e Kulturës ka shpallur thirrjen për projekt-propozimet për pavijonin e Shqipërisë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që do të zhvillohet në datat 9 maj – 22 nëntor 2015.
 
Kurator i këtij eventi të madh ndërkombëtar është zgjedhur Okuwi Enwezor, një personalitet i famshëm i artit dhe kulturës. Thirrja për aplikimet me projekt-propozimet do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator 2014, sipas njoftimit të MK-së.
 
Thirrja e Ministrisë së Kulturës për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë eveniment bëhet për propozime kuratoriale paraqitur nga një apo më tepër kuratorë dhe ku përfshihen një apo më shumë artistë. Kuratori (ose kuratorët) dhe artisti (ose artistët) duhet të jenë bartës të një projekti të përbashkët që përfshin prodhimin e një ose më shumë veprave të reja posaçërisht për Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia.
 
Ndërkohë Ministria e Kulturës do të japë të gjitha orientimet për artistët sesi duhet të aplikojnë dhe do të jetë koordinatore e të gjitha aspekteve logjistike të realizimit të Pavijonit të Shqipërisë në bashkëpunim me organizatorët e këtij eventi në Venecia.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë