Ministria e Mbrojtjes bën bilancin:
Pastruam 120,000 m katror bregdet

TIRANE- Ministria e Mbrojtjes bën bilancin për aksionin e ditës së djeshme në kuadër të ditës  “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.

“Janë pastruar 190 km rrugë kombëtare, dhe 120 mijë metra katror bregdet. U mblodhën dhe transportuan 232 ton mbetje urbane, 217 ton mbetje inerte, u zhvendosën 960 metër kub dhera dhe 1500 metër katror nivelim rrugësh”-  informon zyra e shtypit e kësaj ministrie, duke saktësuar se të dhënat janë paraprake.  

Në aksion e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes morën pjesë 1010 forca të ushtrisë dhe 66 mjete ushtarake. Përveç kësaj strukturat punuan edhe për pastrimin e mjediseve të tyre.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte dje pranë këtij aksioni në Tale, ku  është pritur nga komandanti i forcave të ushtrisë, gjeneralmajor Zyber Dushku. Ministrja Kodheli është shprehur së në aksionin që po bëhet për pastrimin nga mbetjet e ndryshme, vërehet se në bregdetin tonë gjenden shumë mbetje të rrezikshme spitalore, jo vetëm për ambjentin, por edhe për qytetarët.

Sipas saj, këto mbetje vijnë përmes lumit Mat dhe përfundojnë në det. Më tej ajo theksoi se, ne kemi trashëguar një sistem totalisht të papërshtatshëm, madje armik të mjedisit lidhur me shkatërrimin e mbetjeve spitalore, ashtu siç trashëgojmë një edukatë që është totalisht kundër dhe armike e mjedisit të përbashkët.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse