TIRANE- E hëna e javës së tretë të nëntorit ka nisur ndryshe për stafin e administratës shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes. Duke filluar nga sot, ambientet e Akademisë Ushtarake do të jenë godina e re e kësaj ministrie.
Që në orët e para të mëngjesit ka nisur puna për akomodimin e orendive në këtë godinë. Zhvendosja do marrë fund në dy ditët në vijim, pasi ministria e Mbrojtjes, konsiderohet si një ndër dikasteret më të mëdha dhe me numrin më të madh të zyrave dhe drejtorive.
Sipas burimeve të “A1 Report”, zyrat ku ka punuar NATO, bashkë me serverat do të qëndrojnë në godinën e vjetër.
Por ristrukturimi sapo ka filluar, pas asaj që paralajemëroi kryeministri Edi Rama, që pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Tek godina e ministrisë së Financave, e cila ndodhet brenda territorit të kryeministrisë, do të qëndrojnë 3 ministrat e Shtetit, ministri i Inovacionit, i Marrëdhenieve me Parlamentin dhe ai i Marrëdhënieve me Pushtetin Vendor. Endee nuk dihet kostoja e këtyre lëvizjeve e cila pritet të qartësohet në ditët në vijim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com