Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka bërë publike listën e aktiviteteve që do të mbahen me rastin e Ditës së Verës. 

Aktivitetet për Ditën e Verës do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00- 14:00 si më poshtë:

10:00 - 10:30 - Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria
                        Banda  Frymore e Ushtrisë

10:00 – 11:00 - Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria
Ansambli i Këngëve dhe Valleve

10:00 - 12:00 - Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë
Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj
 
10:00 – 11:00 - Zona përpara Galerisë së Arteve
                        Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”
 10:00 -12:00 - Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.     
“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .
 Cirku i Tiranës.
 
11:00- 12:00 - Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)
               Teatri Kombëtar i Kukullave

10:00 – 12:00 – Trotuari i  Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)
Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere

11:00 –12:00 - Sheshi para Kryeministrisë ,  Danci  Sportiv.

10:00 -12:00 - Ura e madhe  tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”  
Simultane  shahu.

10:00 – 14:00 - Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

10:00-12:00 Muzikë me DJ

12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë

13:00 – 14:00 Emiliana Torrini  10:00 – 12:00 - Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”
                               Basketboll për fëmijë dhe të rinj

10:00-14:00 - Tek lulishtja para  Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).

Panairi i Artizanatit Tiranë .

Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.

16:00 - Qëndra Rinore Tiranë
Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)