Ministria e Mirëqënies: Lekët e
përkrahjes sociale do t'i marrin gratë

Ministria e Mirëqënies: Lekët e<br />përkrahjes sociale do t'i marrin gratë
TIRANE- Lekët e ndihmës ekonomike do t’i marrin gratë. Kështu, ministria e Mirëqenës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka vendosur t’i përgjigjet me plane konkrete diskriminit dhe dhunës në familje ndaj grave. Sipas tij, gratë dhe vajzat të cilat janë viktima të dhunës, do të riintegrohet nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale.

Deklaratat janë bërë dje nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili ka shtuar se shërbimi social shtetëror por edhe institucionet e tjera që merren me kategoritë e ndryshme të popullatës duke ju ofruar shërbime, do ti nështrohen një reforme të thellë, pasi deri tani nuk kanë plotësuar asnjë nga funksionet e tyre. Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë,  Ettore Sequi, janë raportuar edhe shifrat e dhunës ndaj grave.

“Ne kemi vendosur që të transformojmë mënyrën se si përdoren financat publike për të fuqizuar zonjat dhe zonjushat në shoqërinë tonë. Do të orientojmë ndihmën ekonomike, në mënyrë që të jetë më e akseksueshme për zonjat e shtëpisë, evidenca empirike në të gjithë botën dëshmon që zonjat dhe gratë janë shumë më nikoqire me financat modeste që ka dhe familja më e këputur sesa burrat që shpeshë herë janë të papërgjegjshëm, si dhe duhet të thyejmë ciklin e kulturës së dhunës, duke përdorur të gjitha masat e diskriminimit pozitiv. Programi ynë qeverisës parashikon riintegrimin e grave dhe vajzave viktima të dhunës, nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale”- ka deklaruar

ministri Veliaj, i cili ka shtuar se se shërbimet sociale shtetërore do të reformohen duke krijuar shërbime të reja dhe efektive, si dhe duke u lidhur më mirë me shërbimet e tjera si ato ligjore, shëndetësore, të punësimit; po ashtu do të nxitet krijimi i strehëzave të grave dhe në rajone të tjera dhe do të forcohet monitorimi i masave ndaj dhunës ndaj grave.
Trueza e djeshme ishte organizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, ku u prezantuan përfundimet e projektit: “Fuqizimi i gruas: Ndërtimi i kapaciteteve për të përmirësuar aksesin ndaj mundësive ekonomike me një fokus të veçantë ndaj viktimave të dhunës në familje”. Sipas tyre, vetëm gjatë vitit 2012 në media janë raportuar 22 gra dhe vajza të cilat kanë humbur jetën si rezultat i dhunës së ushtruar mdaj tyre në familje.

Ndërsa vetëm për vitin 2013 janë mbi 400 kërkesa për urdhëra mbrojtjeje kërkuar nga gratë në gjykatat e vendit. Projekti në fjalë u realizua në periudhën shkurt 2012 – korrik 2013 në qytetet e Shkodrës, Pukës, Lezhës, Laçit, Milotit, Ulzës dhe Burrelit, në partneritet me institucionet vendore dhe me vetë gratë e këtyre zonave dhe u financua nga Bashkimi Europian në kuadër të instrumentit EIDHR.
 
Absurdi

Qendra e Linzës, 22 punonjës, vetëm 7 gra të dhunura 
 
Deklaratën për reformim total të shërbimeve sociale, ministri Veliaj e ka bërë duke i referuar qendrës së Linzës e cila ka 3 herë më shumë të punësuar se femra që rehabilitohen. "Ne kemi një strehëz e cila punëson 22 vete dhe strehon vetëm shtatë vetë, kjo është e pa pranueshme. Rendimenti është jashtëzakonishtë i papranueshëm kështuqë gjëja e parë që do të bëjmë është të reformojmë shërbimi social shtetëror dhe të gjithë institucionet në varësi që për nevoja kaq alarmante dhe për ngjarje kaq ulëritëse të cilat raporton sistematikishtë media. Shteti shqiptar mund të mos bëj mrekulli, por mund të bëj shumë më shumë sesa trajtimi konkret i 7-të rasteve në vit në një qendër, e cila suvencionohet nga taksa paguesit shqiptarë", - ka deklaruar ministri i Mirëqenies.

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik