Ministria e Mirëqënies marrëveshje
bashkëpunimi me INSTAT

Ministria e Mirëqënies marrëveshje<br />bashkëpunimi me INSTAT
Panairi i Punës u çel të mërkurën në Tiranë, ku u prezantuan 5 000 vende të lira në industrinë përpunuese, tregti, teknologji, transport-telekomunikacioni, shërbime, hoteleri-turizëm, sektori i ndërtimit dhe bankave.

Nga ambientet e Pallatit të Koncerteve, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka gjatë fjalës së mbajtur vuri në dukje se panairi ofron mundësi reale punësimi. “Qeveria i ka dhënë mbështetje të veçantë çështjes së punësimit dhe ky panair sot është një burim i rëndësishëm informacioni duke lidhur publikun dhe të  interesuarit me kompanitë. Janë me mijëra rastet e suksesit të punësimit përmes panairit dhe kjo na motivon. Janë 5 mijë vende pune që ofrohen nga 80 kompani”. Drejtori Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko vuri në dukje se “në këto tre ditë të gjitha kapacitetet tona do të jenë të fokusuara në këtë panair, ku sipërmarrës ofrojnë kaq shumë mundësi punësimi”. Të pranishëm në aktivitet ishte edhe ish ministri i MMSR-së, Blendi Klosi, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Panairi do të jetë i hapur nga data 29 deri në 31 mars ku sipas MMSR priten të punësohen 1000 persona vetëm në ditët e para.

MMSR nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me INSTAT
Në ditën e dytë të Panairit të Punës 2017, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me INSTAT në lidhje me ngritjen e një sistemi menaxhimi të informacionit. Sipas ministres Olta Xhaçka, sistemi do të mundësojë të studiohen individët, nevojat e tyre për punësim dhe mënyra si do paraqitet informacioni, që të jetë lehtësisht i asimilueshëm. “Marrëveshja e bashkëpunimit mes Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe INSTAT është një përpjekje embrionike, në raport me ngritjen e një sistemi menaxhimi të informacionit megjithatë është një hap i parë i domosdoshëm, i cili shënon një moment të rëndësishëm.

Pasja e një Sistemi Menaxhimi të Informacionit (MIS), do të thotë të studiohen individët, nevojat e tyre për punësim, mënyra si do paraqitet informacioni, që të jetë lehtësisht i asimilueshëm, të studiohet teknologjia që do përdoret për ta aksesuar atë, si dhe tregu i punës për të siguruar një përputhje dhe përshtatshmëri midis kërkesave dhe ofertave”, nënvizoi Xhaçka. Më tej, ajo vuri në dukje se informacioni nuk ka vlerë nëse nuk i shërben qëllimit. “Jam optimiste për firmosjen e marrëveshjes, që nuk është thjesht një akt simbolik, por një progres drejt përmirësimit të cilësisë së statistikave të tregut të punës”, përfundoi ajo.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot