Ministria e Punëve të Jashtme
dënon dhunën e regjimit në Siri

TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar, duke shprehur shqetësimin për situatën e rëndë të krijuar në Siri, veçanërisht për masakrën e qytetit Houlas, ku u vranë 90 persona.
Në një njoftim nga zyra e shtypit Ministria e Jashtme ka deklaruar se këto ngjarje dëshmojnë qartë se regjimi në Siri nuk ka vullnetin t’i përmbahet marrëveshjes me të Dërguarin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, dhe angazhimeve të marra përpara opinionit publik ndërkombëtar për ndalimin e veprimeve luftarake kundër popullsisë civile, tërheqjen e ushtrisë, si dhe lejimin e pranisë të vëzhguesve të OKB-së në terren.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e regjimit të Damaskut dhe solidarizohet me çështjen e popullit sirian.

Në vijim të deklaratës ministria ka shprehur se mbështet me forcë përpjekjet e përfaqësuesit të lartë të BE për ndalimin e dhunës dhe qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dënimin e ashpër që i bëri masakrës së kryer në qytetin e Houlas.

(fj.di/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave