Nga ministria për Shtetin dhe Pushtetin Vendor te ajo për Sipërmarrjen e Biznesin, qeveria përcakton përgjegjësitë e Arbian Mazniut e Ibrahimajt

Nga ministria për Shtetin dhe Pushtetin Vendor te ajo për Sipërmarrjen e Biznesin, qeveria përcakton përgjegjësitë e Arbian Mazniut e Ibrahimajt

Arbian Mazniku dhe Delina Ibrahimaj

Këshilli i ministrave në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme miratoi vendimin për përcaktimin e fushës së  përgjegjësisë që do të ketë ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku. Ministria e re u njoftua nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS  më 4 shtator.

  • Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor bashkërendon punën për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore, të lidhura me veprimtarinë e njësive të vetëqeverisjes vendore.
  • Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor ndjek hartimin dhe realizimin e zbatimit të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore.
  • Bashkërendon punën për propozimin, përmirësimin dhe hartimin e projektakteve ligjore e nënligjore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore, si dhe jep mendim për projektaktet që kanë të bëjnë me çështje të lidhura me njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  • Mbikëqyr punën për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Vetëqeverisjen Vendore, si dhe planit të veprimit përkatës.
  • Përfaqëson politikat e qeverisë në fushën e vetëqeverisjes vendore dhe koordinon punën me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë që mbështesin zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes vendore.
  • Drejton dhe bashkërendon punën ndërmjet strukturave të ngritura në kuadrin e marrëdhënieve ndërinstitucionale me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e të zgjedhurve vendorë.
  • Kujdeset për përmbushjen e detyrimeve, si dhe monitoron e koordinon masat, që rrjedhin në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për sa ato kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore.
  • Siguron krijimin dhe administrimin e një sistemi kombëtar unik, me synim monitorimin dhe zbatimin e funksioneve të deleguara të vetëqeverisjes vendore.
  • Bashkërendon dhe mbështet punën e organeve përgjegjëse në funksion të zbatimit të politikave shtetërore në fushën e zhvillimit rajonal dhe kohezionit, në përputhje me legjislacionin përkatës.
  • Kryen edhe funksione e veprimtari të tjera brenda fushës së përgjegjësisë, që i ngarkohen në përputhje me ligjin, marrëveshjet ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe urdhrat e Kryeministrit apo që nuk i janë ngarkuar specifikisht një organi apo institucioni tjetër shtetëror, por kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore.

Gjithashtu është miratuar vendimi për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj.

  • Në bazë të vendimit, ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka për mision mbështetjen e sipërmarrjes private, vendase dhe të huaj, që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, bashkërendimin e proceseve të brendshme të institucioneve shtetërore, hartimin e politikave për lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet ndërmjetësimit dhe nismave të integruara qeveritare në këtë fushë.
  • Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës: për krijimin dhe zhvillimin e startup-eve; për mbështetjen e veprimtarisë së punonjësve lëvizës digjitalë; për garantimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet administratës shtetërore dhe sektorit privat mbi zhvillimin e politikave ekonomike të dialogut, këshillimit dhe zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve.
  • Me qëllim realizimin e veprimtarisë së tij, ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit zhvillon politikën shtetërore në fushën e mbështetjes së startup-eve; koordinon zbatimin e politikave të zhvillimit të startup-eve, në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm të sipërmarrjes në vend; koordinon me ministrinë përgjegjëse për financat dhe ekonominë për planifikimin buxhetor të startup-eve, lehtësuesve dhe palëve të treta; propozon miratimin e fondeve buxhetore për grantet dhe format e tjera të mbështetjes së biznesit dhe palëve të treta, si dhe i miraton ato për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve; vepron si organ mbështetës për startup-et, lehtësuesit dhe palët e treta, duke bërë të mundur tërheqjen dhe duke mbështetur alokimin e fondeve ose të granteve të donatorëve të huaj për ekosistemin në Shqipëri.
  • Ministria bashkëpunon me institucionet vendase, organizatat ndërkombëtare dhe me organizatat jofitimprurëse, vendase e të huaja, për rritjen e ndërgjegjësimit publik në fushën dhe veprimtarinë e startup-eve, si dhe për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga ligji për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve; kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara në ligjin për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve; bashkërendon prioritetet e politikave shtetërore dhe politikbërjen në fushën e lehtësimit të procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjes dhe lehtësimit të investimeve vendase dhe të huaja, veprimtarisë së institucioneve të infrastrukturës së cilësisë, mbështetjes të zhvillimit të biznesit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
  • Po ashtu, promovon transparencën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për përmirësimin e shërbimeve dhe procedurave publike, si dhe mbështet sipërmarrjen e biznesin në mbrojtjen e të drejtave ligjore të lidhura me aktivitetet sipërmarrëse, kundrejt institucioneve publike, bashkërendon punën me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera shtetërore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetin e bizneseve si dhe mbështet sipërmarrjet në masat e nevojshme për integrimin në tregun e përbashkët evropian, promovon zhvillimin e politikave në favor të sipërmarrjes dhe biznesit, në përputhje me politikën evropiane në bashkëpunim me dhomat e tregtisë, shoqatat e biznesit dhe shoqërinë civile, bashkërendon instrumentet qeveritare për krijimin e një klime dhe mjedisi mbështetës për sipërmarrjen dhe biznesin, me qëllim nxitjen e biznesit dhe liberalizimin e tregut, nëpërmjet identifikimit të pengesave në sektorët e ekonomisë dhe formulimit të strategjive të ndërhyrjes për reduktimin e barrierave administrative dhe kostove të biznesit, promovon shmangien e praktikave të mundshme burokratike dhe arbitrare të institucioneve publike në klimën e biznesit, bashkërendon punën për harmonizimin e legjislacionit në fushën e ofrimit të shërbimeve dhe procedurave në zbatim të plotë të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.
  • Njëkohësisht, ndërmjetëson komunikimin e sipërmarrjes dhe biznesit me institucionet publike për zbatimin e kontratave, si dhe zhvillon mekanizma të zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve midis tyre, duke u mbështetur në partneritetin e vazhdueshëm publik privat, inkurajon zhvillimin e partneritetit dhe të komunikimit ndërmjet institucioneve publike dhe sipërmarrjeve, si dhe organizatave përfaqësuese të tyre, bashkërendon proceset për hartimin dhe zbatimin e programit për informimin e sipërmarrjeve e të biznesit.
  • Ministri angazhohet në monitorimin e indikatorëve sasiorë dhe cilësorë të raporteve ndërkombëtare që lidhen me sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, propozon mekanizma institucionalë dhe ndërinstitucionalë, në funksion të raporteve ndërkombëtare që lidhen me sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, inkurajon përmbushjen e parimeve të qeverisjes së mire, përmbush çështje të tjera me ndikim në zhvillimin e sipërmarrjes dhe klimën e biznesit.
  • Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka një rol të përgjithshëm këshillues dhe koordinues në interes të politikave qeveritare për efektshmërinë, performancën e lartë dhe mirëqeverisjen në të gjithë sektorin publik dhe institucionet qeveritare, në kuadër të zhvillimit të sipërmarrjes dhe klimës së biznesit.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë