Ministria e Shëndetësisë
masa për sezonin turistik

Ministria e Shëndetësisë<br />masa për sezonin turistik
Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe kushtet higjeno-sanitare, do të jenë në vëmendje të punës së strukturave shëndetësore edhe gjatë këtij sezoni turistik.

Së shpejti pritet të dalë dhe urdhri i ministrit, lidhur me ngritjen e grupeve të punës për menaxhimin e sezonit turistik. Me daljen e këtij urdhri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të mundësohet dhe hartimi i planit të masave dhe i planit të punës së specialistëve në terren.

Fokusi i punës edhe këtë vit do të jetë tek menaxhimi i mbetjeve urbane, uji higjenikisht i pastër (për konsumim), uji i plazheve dhe pishinave publike, ndotja akustike, zonat e prezences se vektoreve (mushkonjat, etj), ndërsa në vëmendje do të jenë edhe zonat kulturore, etj.

Rëndësi të veçantë paraqet edhe harmonizimi i punës me Agjencitë Rajonale të Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, ujësjellesat, etj.

Ndërkohë, nga ana e Inspektoriatit Sanitar pritet një intensifikim i punës në drejtim të parandalimit, në të mirë të mbrojtjes së shëndetit të popullatës nga përdorimi i alkoolit.

Sa i takon çrregullimeve nga stina e nxehtë, por edhe këshillat për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ISHP, pritet të përfshihet në fushatat ndërgjegjësuese.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK