Ministria e Shëndetësisë konsulta
me Urdhrin e Infermierëve

Ministria e Shëndetësisë konsulta<br />me Urdhrin e Infermierëve<br>
Shumë shpejt do të ketë ndryshime në sektorin e shëndetësisë, ashtu sic paralajmëroi tre ditë më parë edhe Kryeministri Edi Rama. Report Tv mëson se Ministria e Shëndetësisë ka nisur konsultimet me Urdhrin e Infermierëve për këtë çështje.

Ka nisur puna për ndryshimet në sektorin e shëndetësisë. Report Tv mëson se Urdhri i infermierëve ka filluar takimet me stafin e ministrisë së Shëndetësisë për të shpalosur ndryshimet që do të ndërmerren. Ndërkohë që ditën e mërkurë do të ketë një mbledhje përfundimtare mes tyre në sallën e Kishës Ortodokse.

Misioni i Urdhrit të Infermierit është ruajtja e standardeve shëndetësore. Në fokusin e takimeve janë krijimi i portalit të infermierëve për Shqipërinë, si dhe stimulimi i infermierëve rezidentë në zonat rurale. Edhe kryeministri Edi Rama paralajmëroi gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste se shumë shpejt të gjithë infermierët do t’i nënshtrohen një testimi, për të provuar njohuritë e tyre profesionale.

Kreu i qeverisë u shpreh i prerë se nuk do të ketë më infermier që i emërojnë partitë politike, por në bazë të pikëve do të përzgjidhen. 16 mijë infermierët e licensuar në të gjithë Shqipërinë pritet të kenë një portal për t’iu drejtuar për të gjetur vend pune, njësoj siç është edhe portali “Mësues për Shqipërinë”.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta