Ministria e Shëndetësisë vendos
numrin e gjelbër: “Vepro Tani”

Ministria e Shëndetësisë vendos<br />
numrin e gjelbër: “Vepro Tani”
TIRANE - Ministri e Shëndetësisë që prej katër ditësh ka vendosur në dispozicion të pacientëve dhe qytetarëve numrin e gjelbër. Numri 0800 8111, shërben për të denoncuar çdo akt korruptiv, mitmarje, neglizhencë, apo çdo lloj shkelje të detyrës nga ana e punonjësve të shërbimit shëndetësor. Nëse çdo pacient që ka vërejtur një akt korruptiv, ai mund të telefonojë në numrin që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur për ta.

Numri i gjelbër është në funksion të të gjithë pacientëve për të bërë denoncimet e të gjitha shkeljeve që vënë re në të gjitha institucionet shëndetësore. Duket se nisma që Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, ka pasur  kur ishte drejtor i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ka qenë pozitive.

Pasi kur ministri Halim Kosova, ka qenë drejtor i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në çdo dhomë ishte i shënuar numri i tij personal, që ishte vendosur në dispozicion të pacientëve për të denoncuar aktet korruptive. Ministri i Shëndetësisë Kosova kur erdhi në krye të institucionit që ai drejton u shpreh se kontakti me pacientët është  fuqia e ndryshimit.

“Kontaktet me pacientët, informacioni i shkëmbyer me ta do të përfaqësojnë fuqinë e ndryshimit”, tha Kosova. Ndërsa vetëm një ditë pas ardhjes në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Halim Kosova deklaroi se shembullin e punës dhe disipilinës në maternitetin 'Mbreteresha Geraldinë' do ta shtrijë në të gjithë spitalet e vendit.

Ai gjatë prezantimit si ministër deklaroi se një shembull i mirë i punës së tij është nisma 'Act Noë', e cila përfshin denoncimet e qytetarëve nëpermjet një numër telefoni për çdo shkelje që konstatojne, nismë e cila ka funksionuar edhe në maternitetin 'Mbreteresha Geraldinë'. “Akt Noë” dhe vendosja e numri të gjelbër është një nismë e cila synon të bëjë të mundur minimizimin e korrupsionit.

Gjithashtu kjo nismë shërben edhe për të minimizuar çdo lloj shkelje të detyrës nga ana e bluzave të bardha. Funksionimi i numrit të telefonit 0800 8111, që është pa pagesë u prezantua nga ministri Kosova, ditën e shtunë në Konventën e Partisë Demokratike. Numri i gjelbër është aktiv gjatë 24 orevë.

Ministria e Shëndetësisë me vendosjen e këtij numri u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë partnerë në përmirësimin dhe rritjen e transparencës së sistemit. Për të qenë më pranë pacientëve dhe qytetarëve Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të mundur afishimin e këtij numri në të gjitha spitalet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime