Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizoi në Qendrën “Sotir Kolea” takimin inaugurues (Kick-Off Meeting) të projektit ndërkufitar SEEDS - Strengthening Entrepreneurial Ecosystem in the Domain of the Cultural and Creative Sector, në kuadër të Programit IPA CBC South Adriatic.

Hapja e takimit u bë nga Drejtoresha e Përgjithshme për Artin, Kulturën dhe Rininë Anisa Pollo, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, e cila theksoi rëndësinë e projektit në zhvillimin e sektorit kulturor dhe kreativ dhe nëforcimin e bashkëpunimit rajonal.

Takimi bëri bashkë përfaqësues të institucioneve partnere, profesionistë të fushës së kulturës, aktorë lokalë dhe përfaqësuestë grupeve të interesit nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi.

Ky aktivitet shënoi nisjen zyrtare të bashkëpunimit ndërinstitucional midis partnerëve të projektit dhe prezantoi objektivat, strukturën e ndërhyrjes, planin e punës dhe paketën e aktiviteteve të SEEDS. Gjatë takimit u diskutua mbi ndarjen e roleve dhe përgjegjësive mes partnerëve, metodologjinë për hartimin e Strategjisë Ndërkufitare SEEDS, si dhe u përcaktuanmekanizmat e menaxhimit dhe komunikimit teknik të projektit.

Projekti SEEDS zbatohet nga: Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (Lider Projekti - Shqipëri), Teatri Kombëtar, Teatri Publik i Puglias (Itali), Federata Malazeze e Punëdhënësve dhe Komuna Agnone (Itali).

Projekti ka për qëllim të forcojë sektorin kulturor dhe kreativ në Zonën e Adriatikut të Jugut, duke adresuar sfidat e ndërlidhjes të kulturës me sipërmarrjen dhe ekonominë kreative. Në fokus të ndërhyrjes janë mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, trajnimi profesional, zhvillimi i modeleve të reja të qeverisjes kulturore dhe ndërtimi i rrjeteve të qëndrueshme profesionale dhe institucionale. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit riafirmon angazhimine saj për të mbështetur industrinë kulturore dhe kreative si njësektor kyç i zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.