Ministria e Drejtësisë kërkon të ndryshojë pr/ligjin për rekrutimin e nëpunësve të administratës civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Sipas këtyre ndryshimeve punonjësit e burgjeve nuk do të rekrutohen më përmes shërbimit civil, por do të punësohen përmes një procedurë të unifikuar, të cilat do të rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
Në këtë mënyrë punonjësve të administratës së burgjeve, të cilët nuk bëjnë pjesë në strukturat e Policisë së Burgjeve u hiqet statusi i nëpunësit civil të cilin e gëzonin prej 2009. Ministria i argumenton këto ndryshime ligjore si mundësi për të zgjidhur ngërçin e krijuar në këtë Drejtori për plotësimin e vakancave në organikën e saj,
Në relacionin shoqërues të pr/ligjit shkruhet se 707 punonjës vetëm 26 kanë kaluar procesin sot dhe gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ndërsa pjesa tjetër, pra 681 punonjësit e tjerë po ushtrojnë detyrën me kontrata sipas Kodit të Punës. Me ligjin actual marrëdhëniet e punës për zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të Burgjeve dhe punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale rregullohen sipas legjislacionit për nëpunësin civil, ndërsa punonjësit mbështetës i nënshtrohen rregullave të Kodit të Punës.
Ndërkohë me ndryshimet e reja parashikohet së pari, zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Burgjeve të emërohen nga ministri i Drejtësisë. Së dyti, që marrëdhëniet e punës për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale të rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
Ministria e Drejtësisë për “Report Tv” sqaron se synon që ligjin ta kaloj në qeveri brenda fillimit të shkurtit, për ti hapur rrugën miratimit të tij në Kuvend brenda dy muajve. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ORGANIGRAMA E DREJTORISË PËRGJITHSHME SË BURGJEVE
1 Drejtor i Përgjithshëm
2 Zv/ drejtorë të përgjithshëm
-707 punonjës ka administrata
-26 punonjës e gëzojnë statusin e nëpunësit civil
-349 punonjës për shërbimi mbështetës
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.9%
-
JO
49.6%
-
NUK E DI
9.5%
Vota total: 2018
Lajme të tjera
-
Manja në Report Tv: Agron Neza festoi Vitin e Ri me njerëzit e Berishës! Revolucioni opozitës mund të jetë edhe lobim rus?
2 Mars, 18:44
-
Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, Manja në Report Tv: Ka qenë simpatizant i flaktë i PD-së
2 Mars, 18:15
-
Vula e PD dhe protesta e Berishës ‘futen’ në parlament! Balla ironi: Ikni se do sillni njerëz! Manja: Revolucioni do të na lërë në pushtet deri në 2030
2 Mars, 15:25
-
Shqipëria komuniste: I vetmi vend pa Ministri Drejtësie në botë
18 Shkurt, 20:59
-
DOKUMENTI/ Berisha, Basha dhe Prendi nën akuzë për vrasje, zbardhet kallëzimi i plotë i ministrit të drejtësisë për 21 janarin në SPAK
24 Janar, 15:32
-
I kallëzuar për vrasje më 21 janar, Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama ishte përgjegjësi kryesor i asaj ngjarjeje
24 Janar, 12:50
-
21 janari në SPAK, Vangjeli në ‘Kontrast’: 4 qytetarë të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq! Sot hapet ‘kapaku i pandorës’, duhen përgjigje
23 Janar, 19:22
-
21 Janari/ Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi nën akuzë për vrasje dhe 'shpërdorim detyre'! Ministri i drejtësisë dorëzon në SPAK kallëzimin penal
23 Janar, 13:53
-
31-vjeçarit iu mor zemra në një spital në Spanjë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë! E motra: Dyshojmë për trafik organesh, pse heshtin autoritetet shqiptare
22 Janar, 16:41
-
Kronikë malli e brengash që nuk na ndahen!
16 Janar, 18:00
-
Lutja e poetit në bodrumin e Ministrisë së Drejtësisë
15 Janar, 18:19
-
‘2022-shi’ dhe projektet e këtij viti, Çuçi: Investime 7.6 herë më shumë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike! Vetting për zyrtarët? Manja: Ka mekanizma për ta
11 Janar, 11:08