Ministria mbyll
109 furra gëlqereje

Ministria mbyll<br />109 furra gëlqereje
TIRANE- Aksioni i marrë dje nga Ministria e Mjedisit ka pezulluar aktivitetitn e 109 furrave të cilat  funksiononin në mënyrë ilegale. Këto furra ishin shkaku kryesor i ndotjes së mjedisit për rethin e Krujës. Në fund të kësaj jave nuk do të ketë asnjë aktivitet të jashtligjshëm ndërkohë që po studiohet grumbullimi i këtyre aktiviteteve në ambjente të përshtatshme  Inspektoriati Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit në bashkëpunim me INUK dhe policinë e shtetit  mori dje masën  për pezullimin dhe prishjen e 109 furrave të gëlqeres në rrethin e Krujës, në Fushë Krujë dhe në komunat Niklë dhe Thumanë.

Aksioni ka nisur me mbylljen e furrave në Kras, ku fadroma filloj shëmbjen e furrave të para të gëlqeres. Kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, z. Ergys Agasi bëri të ditur se në Krujë nuk do të lejohet funksionimi i asnjë furre gëlqereje. Aksioni i djeshëm ka ardhur një muaj pas nismës së tij, ku pronarët e furrave kishin kërkuar 10 ditë afat për pezullimin e aktivitetit, ndërkohë vetë Ministri i Mjedisit, Lefter Koka iu kishte lënë atyre plot 30 ditë afat. Dita e djeshme shënonte edhe fundin e afatit për pezullimin e aktivitetit të këtyre furrave. Gjatë aksionit nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes efektivëve të policis dhe pronarëve të furrave të cilët kanë tentuar të pengojnë punën e Inspektoriatit Mjedisor. Ata thonë se furrat e gelqeres janë i vetmi burim jetese që kanë, ndërsa ankohen se nuk janë njoftuar për aksionin e ditës së premte.

 Megjithatë, pavarësisht rezitencës së ndeshur, aksioni ka vijuar dhe eksvatorët kanë nisur punën për shembjen e furrave gëlqerore, të cilësuara si shkaktarët kryesorë të ndotjes së ambjentit në Krujë. Kryeinspektori i mjedisit, i pranishëm në këtë aksion tha se aktiviteti i guroreve do të vijojë, mbrapa malit të Krujës, duke lejuar prodhimin me lende që nuk janë ndotëse të mjedisit, do me thënë duke eleminuar djegien e gomave të makinës. Brenda kësaj jave aktivitetet e jashtëligjshme të furrave të gëlqeres, nuk do të ekzistojnë.  Vendimi për pezullimin e furrave të gëlqeres, nuk do të thotë mbyllje e përhershme e këtij aktiviteti.

Drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit do të kryejnë një studim, për t’i grupuar në një zonë të përshtatshme dhe për të lejuar prodhimin me lende djegëse jo ndotëse të mjedisit. Në zbatim të urdhërit të Ministrit të Mjedisit, zotit Lefter Koka, nr 861, dt 25/9/2013, aksioni ka ardhur pas shqetësimeve të shumta të banorëve, por edhe gjatë konstatimeve të kryera nga inspektorët e Agjensise Rajonale të Mjedisit, Durrës, në terren.
Aksioni për prishjen e furrave të gëlqeres do të vijojë deri në mbylljen e plotë të tyre. Ministria e Mjedisit sqaron se të gjitha furrat e gëlqeres  prej vitesh ushtrojnë aktivitet në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet. 
 
Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës