Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e aktiviteteve të clube-ve të natës dhe diskove duke thënë se pasojat ekonomike dhe falimentit tyre do të jetë edhe më i rëndë se vetë COVID-19. Ata paralajmërojnë se ditën e nesërme në orën 12:00 do të mbajnë një protestë para Kryeministrisë, pikërisht për këtë çështje.
Shoqata e Bareve e cilëson këtë vendim absurd, ndërsa shton se vatër e virusit nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid.
Duke parashtruar disa kërkesa Shoqata e Bareve thekson që të mos mbyllet aktiviteti në ambientet e jashtme dhe të shtohen masat distancuese anti-covid, por që për respektimin e tyre të jetë përgjegjësi individuale pa penalizuar biznesin që është në prag falimentimi.
"Kërkojmë 1.Të shtohen masat distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.
2. Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusin.
3. Të monitorohen masat individuale te klientëve pa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti
4. Të mbështetet sektori i argëtimit.
5. Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar me rigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket masava kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij.
Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohen në protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 12.00", shkruhet në deklaratën e tyre.
Ditën e sotme qeveria vendosi mbylljen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.
Lajmi kryesor:
Protesta e pronarëve të diskove/ Rama: E pakonceptueshme, atyre nuk iu lejua hapja asnjëherë
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor 2024, 19:53
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
Protestat e dhunshme në Itali, plagosen 15 policë, reagon Meloni: E papranueshme
15 Nëntor 2024, 17:11
-
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!
12 Nëntor 2024, 12:23
-
Presidentja e Gjeorgjisë nuk e njeh rezultatin zgjedhor, bën thirrje për protesta
28 Tetor 2024, 08:09
BRAVO QEVERISE...qe i mbylli keto disko se vetem droge shitet aty...
PërgjigjuPopull dele dhe pa pike ndjenje keqardhje per qindra e mijra persona staf qe ushqehet... lepiresa!!
Na falimentove o shoku EDI. Mir qe asnje ndihme nuk na dhe, po tani po mbyllet dhe bizneset qe filluan te rimekemben disi. I kemi humbur fare shpresat nga kjo qeveri pa pike pergjegjesie per popullin e vet.
Përgjigju