Ministria: Në 2017 do jepen
4,097 kredi të buta për strehim

TIRANE - Në vitin 2016, Ministria e Zhvillimit Urban planifikon të bëjë të mundur zgjidhjen e problemit të banimit përmes kredive të buta për 3,997 familje, për të shtuar numrin e tyre në vitet në vazhdim. “Shqiptarja.com” zbardh programin afatmesëm “Planifikimi Urban dhe Strehimi”, të kësaj Ministrie, ku theksohet se për vitin pasues numri i familjeve që do të përfitojnë nga programet e strehimit të këtij institucioni do të shkojë në 4,097.

“Të sigurojë kushtet për strehimin e rreth 4,097 familjeve me subvencion të interesave të kredive dhe qirave financiare”, theksohet në Programin afatmesëm të qeverisë. Nё vitin 2014 Ministria ka mundësuar kredi me 3% interes pёr rreth 415 familje dhe me 0% interes pёr 91 familje që banonin në shtëpitë e ish pronarëve. Pёr vitin 2015 u vunë 285 milionë lekё në funksion të strehimit të familjeve dhe deri mё sot janë dhёnё kredi me interes 3% pёr 72 familje dhe me 0% interes për 33 familje.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët