Forcat e Vladimir Putin po vazhdojnë të "kryejnë operacione sulmi" për të marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk, por deri më tani kanë qenë të pasuksesshme, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
"Në drejtimin Severodonetsk, armiku kryen zbulim ajror gjatë gjithë orarit të UAV-së Orlan-10”, thuhet nw deklaratw.
"Kryen operacione sulmi për të vendosur kontroll të plotë mbi qytetin e Severodonetsk, armiqësitë vazhdojnë, armiku është i pasuksesshëm”, shkruan ministria ukrainase e Mbrojtjes.
Severodonetsk është një qytet kyç i shënjestruar nga forcat ruse, pasi ato synojnë të marrin kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore.
Të gjitha urat për në Severodonetsk tani janë të pakalueshme, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e civilëve dhe ndihmën humanitare.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kemi nevojë për armë, mbështetje financiare dhe rindërtim










