Ministrisë së Kulturës i jepet
tuneli i Porto Palermos për muze

Ministrisë së Kulturës i jepet<br />tuneli i Porto Palermos për muze
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar dje vendimin për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria Kulturës të objektit “Tuneli i nëndetëseve”.

Ky vendim është shpallur menjëherë në fletoren zyrtare ku theksohet se dhënia e objektit në përdorim është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 3, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 901 e vijues, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe të ministrit të Mbrojtjes.

Në vendimin e marrë konkretisht shkruhet: Këshilli i ministrave vendosi: “Dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, me sipërfaqe 15 859 (pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) m², pjesë e pronës nr.959, me emërtim “Ish - Brigada e Nëndetëseve”, me vendndodhje në Palermo, Himarë, për një periudhë 20-vjeçare, sipas plan-vendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ta përdorur për realizimin e projektit të muzeut “Panorama e Luftës së Ftohtë””.

Poshtë këtij vendimi është cituar se “Ministrisë së Kulturës i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi”.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri