Ministritë, 56 mln € borxh subjekteve e individëve privatë

Ministritë, 56 mln € borxh subjekteve e individëve privatë

Totali i detyrimeve që administrata shtetërore qendrore u ka subjekteve apo personave privatë është 6.86 miliardë lekë. Në përputhje me strategjinë e eliminimit të detyrimeve të prapambetura financiare, ministria e Financave dhe Ekonomisë publikon në mënyrë periodike shifrat që kanë të bëjnë me krijimin e borxheve të reja dhe totalit të tyre, të mbartur në vite nga institucionet e pushtetit qendror. Sipas tyre, janë tashmë 56 milionë euro detyrime, që qeveria nuk po arrin t’i shlyejë në kohë, deri në fund të marsit të këtij viti.

Sipas këtyre statistikave zyrtare, në fund të vitit të kaluar stoku i detyrimeve të tilla ishte 6.18 miliardë lekë, kështu që detyrimet e reja, të krijuara në 90 ditët e para të vitit 2019 janë 1.6 miliardë lekë. Në stokun e përgjithshëm duket se rëndojnë shumë vendimet gjyqësore të papaguara, ndonëse kanë marrë formë të prerë. Fjala është për një borxh prej 2.24 miliardë lekësh, ose më shumë se 18 milionë euro.

Dikasteret
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raporton që detyrimet e krijuara për periudhën janar-mars 2019 janë në vlerën 1.23 miliardë lekë si 3-mujor dhe 3.8 miliardë lekë si detyrime në total deri në mars 2019, kryesisht referuar detyrimeve të krijuara nga institucionet e rrugëve dhe ujësjellës-kanalizimeve, ARRSH dhe AKUK, për ndërtim dhe sistemim rruge – 513.4 milionë lekë (1.22 miliard progresiv); TVSH dhe kosto lokale – 232.8 milionë lekë (233.1 milionë lekë progresiv); vendime gjyqësore – 938.8 milionë lekë progresiv; mirëmbajtje rrugore – 37 milionë lekë (767.2 milionë lekë progresiv); supervizion dhe sinjalistikë – 50.5 milionë lekë (131.7 milionë lekë progresiv) dhe detyrime të ndërmarrjeve Ujësjellës-Kanalizime – 163.9 milionë lekë (491.5 milion lekë progresiv). MIE nga stoku i dhjetorit 2018 ka trashëguar rreth 2.57 miliardë lekë detyrime.

Ministria e Mbrojtjes raporton 1.07 miliard lekë detyrime të akumuluara, ku pjesa më e madhe i përket programit të emergjencave civile. Për tremujorin janar-mars 2019, ky institucion ka krijuar detyrime të reja në vlerën 84.6 milionë lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është rreth 988.9 milionë lekë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë raporton që detyrimet e krijuara për periudhën janar-mars 2019 janë në vlerën 104.6 milionë lekë. Në total MASR ka 115.9 milionë lekë detyrime të akumuluara.

Nga Ministria e Drejtësisë totali i detyrimeve të prapambetura deri në mars 2019 (progresiv) raportohet në vlerën 134 milionë lekë. Ndërkohë, për periudhën janar-mars 2019, kjo ministri ka krijuar detyrime të reja në vlerën 57 milionë lekë. Pjesa më e madhe e detyrimeve i referohet kryesisht zërit të investimeve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një stok detyrimesh të prapambetura prej 355 milionë lekësh progresiv deri në mars 2019. Për tremujorin janar-mars 2019, ky institucion ka krijuar detyrime të reja në vlerën 9.5 milionë lekë, kurse ato të mbartura nga vlerësimi më i fundit i muajit dhjetor 2018 janë rreth 345.5 milionë lekë.

Tek Ministria e Brendshme stoku i detyrimeve deri në mars 2019 është në vlerën 625.3 milionë lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën janar-mars 2019 janë në vlerën 28.3 milionë lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 597 milionë lekë. Konkretisht ky stok përbëhet nga 305.8 milionë lekë detyrime për vendime gjyqësore të mbartura për ish-punonjës të larguar; 260 milionë lekë detyrime të reja të “Gjendjes civile” për shpërblimin e munguar të lindjeve; 59.5 milionë lekë detyrime për mbikohë pune, uniforma dhe shpenzime udhëtimi dhe shpenzime parkimi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka krijuar 42.5 milionë lekë detyrime të reja për periudhën janar-mars 2019, ndërkohë që në total ka të akumuluara 81.4 milionë lekë, ku 17.4 milionë janë pjesë e  detyrimeve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk ka detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi, por deri në mars 2019 ka një stok detyrimesh në masën 3.8 milionë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë për tremujorin janar-mars 2019 ka krijuar 17 milionë lekë detyrime të reja të prapambetura. Në total stoku i detyrimeve të akumuluar deri në mars 2019 është 326.8 milionë lekë, ku 259 milionë lekë i dedikohen detyrimeve për vendime gjyqësore.

Ministria e Kulturës raporton që detyrimet për periudhën janar-mars 2019 janë në vlerën 2.5 milionë lekë, ndërsa stoku i detyrimeve deri në mars 2019 është 6.3 milionë lekë.

Nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit stoku i detyrimeve deri në mars 2019 raportohet në vlerën 226.1 milionë lekë. Për tremujorin janar-mars 2019, kjo ministri ka krijuar detyrime të reja në vlerën 22.9 milionë lekë, të cilat u referohen vendimeve gjyqësore të formës së prerë në favor të ish-punonjësve, ndërkohë që detyrimet e mbartura llogariten në 203.2 milionë lekë.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, në total deri në mars 2019, DPT ka akumuluar 87.1 milionë lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH-së. Gjatë 3-mujorit janar-mars 2019, DPT nuk ka krijuar detyrime të reja.


Tabela me detyrimet e prapambetura të ministrive

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja