Ministritë dhe Tatimet në gjyq
s' paguajnë faturat e ujit
Administrata “Berisha”, përveçse i ka lënë financat e vendit në gjendje katastrofike, nuk ka denjuar as të paguajë detyrime ndaj kompanive publike të shërbimeve.
TIRANE- Administrata “Berisha”, përveçse i ka lënë financat e vendit në gjendje katastrofike, nuk ka denjuar as të paguajë detyrime ndaj kompanive publike të shërbimeve. Në datë 4 dhjetor në Gjykatën e Shkallës së Parë janë paditur 5 institucione shtetërore nga “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a. për shkak se ato nuk kanë paguar shumën që i detyrohej kësaj kompanie publike shërbimi. “Ujësjellësi” ka kërkuar që organet e Drejtësisë të lëshojnë urdhra ekzekutimi, në mënyrë që shteti t’i përmbushë detyrimet financiare. Si për ironi, në listën e institucioneve që nuk kanë paguar detyrimet për ujin është edhe Ministria e Drejtësisë. Në listë ndodhet gjithashtu edhe Presidenca, institucion ky i cili është përfaqësuesi më i lartë dhe simbol i shtetit.
Lista e plotë e institucioneve të paditura në Gjykatën e Shkallës së Parë, për të paguar detyrimet ndaj ujësjellësit, janë Presidenca, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Enegjitikës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe, për më tepër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ky institucion ka për detyrë mbikqyrjen e pagesës së tatimeve dhe presupozehet të jetë model për sa u përket pagesës së detyrimeve ndaj shtetit, pasi u janë kryer shërbimet. Sikurse dëshmon edhe ky fakt, qeveria “Rama” përballet me probleme keqmenaxhimi të theksuara.
Siç e ka theksuar kryeministri Edi Rama, do të duhet kohë për të rimëkëmbur Financat publike. Nga ana tjetër ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se “koha kur ndërtohej sot dhe paguaje kur të doje ka ikur”. E gjithë qetësia racionale që Qeveria po tregon kundrejt kaosit financiar është një tregues pozitiv për sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë, e cila do të sjellë detyrimisht shlyerjen e të gjitha faturave të detyrimeve, qoftë të subjekteve private, qoftë të shtetit.
Qeveria do të shlyejë të gjitha detyrimetPara pak ditësh Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, bëri të ditur shifrën e borxhit të audituar nga kompania “Deloitte & Touche” që shteti ka ndaj sipërmarrjeve. Në këtë shifër, nuk përfshihen borxhet që qeveria u ka individëve, detyrime që bazohen në ligje, apo dhe vendime gjykatash. Kreu i Financave tha se ky dikaster është i ndërgjegjshëm se ky borxh është vetëm një pjesë e asaj që që shteti u detyrohet individëve dhe bizneseve, ndërkohë që pjesë e strategjisë është dhe zbulimi i të gjithë borxhit. Ai theksoi se strategjia për shlyerjen e borxheve përfshin pagesën e të gjitha detyrimeve, me një dorë ose edhe me këste, kjo do të varet nga marrëveshja e huasë që do të arrihet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
87.3%
-
Jo
7.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Liverpool 'fluturon' me Nunez, dy gola në shtesë nderojnë Slot në Londër
18 Janar, 18:50
-
Egjipti thotë se 1,890 palestinezë do të lirohen nga Izraeli në fazën e parë të armëpushimit në Gaza
18 Janar, 18:41
-
Superliga/ Egnatia 'shkërmoq' 0-4 Tiranën dhe merr kreun, Gugash Magani me 'valixhe në duar'! Bylis fiton 0-3 në Laç
18 Janar, 18:31
-
Izraeli thotë se nuk do të zbatojë armëpushimin derisa të marrë një listë të pengjeve që do të lirohen
18 Janar, 18:28
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
VIDEO/ Bayern Munich 'pa frena', fiton 3-2 ndaj Uolfsburg dhe qëndron në krye
18 Janar, 17:50
-
GOLAT/ Bayern 'kafshon' Uolfsburgun dhe prin Bundesligën, tri pikë për Hoffenheim e Stuttgart! Leverkusen në mbrëmje
18 Janar, 17:47
-
Houthi: Me hyrjen në fuqi të armëpushimit në Gaza, do të ndalojmë sulmet ndaj Izraelit
18 Janar, 17:39
-
Egjipt, nga nesër 600 kamionë drejt Gazës, prej të cilëve 50 me karburant
18 Janar, 17:12
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49