Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka mbajtur sot një dëgjesë me përfaqësues të grupeve të interesit të tregtarëve të makinave. Ajo tha se kishte zgjedhur këtë formë komunikimi me përfaqësues të këtij sektori për të marrë drejtpërdrejtë shqetësimet e tyre lidhur me aktivitetin e tregtimit të makinave.
"Arsyeja pse ju kam ftuar është pasi u bë disa ditë që kemi marrë disa mesazhe prej disa prej jush që ngrenë shqetësimin për VKM-në 635 e cila ka pasur ndikim në punën që ju bëni. Ne sot këtu jemi për të dëgjuar. Kini parasysh që Shqipëria kërkon të aderojë në BE. Ne duhet të përmbushim disa kushte që lidhen edhe me mjetet motorike"
Përfaqësuesit e grupeve të interesit shfaqën shqetësimin lidhur me kushtet e reja të tregtimit të makinave në vend.
"Ne jemi dakord, por ju keni nxjerrë një VKM që thotë në një 10-vjeçar por ne furnizojmë popullin që blen një makinë nga 2-3 mijë euro, ndërsa problemi i targimit na duket absurd. Pse duhet të targoj unë makinat që i kam në emër të firmës, ky është një dëm ekonomik për biznesin tonë. Pse duhet ta targoj automjetin pa e shitur akoma? Përderisa makina nuk qarkullon nuk ka pse të targohet"
Ministrja tha se në vijim përfaqësuesit e Ministrisë do kontaktojnë personalisht me secili prej tyre për t'i dhënë zgjidhje problematikave të tyre.
"Menjëherë sapo ju shfaqni shqetësimin ne ju kontaktojmë. Është praktikë pune që ne dëgjojmë problematikën tuaj. Ju nxis të përdorni pltaformën e bashkëqeverisjes. Dëgjesa e sotme është e nevojshme dhe besoj se të gjithë përfaqësuesit tanë mbajtën shënimet e duhura. Dhe ne do ju kontaktojmë personalisht për t'i dhënë zgjidhje problematikave tuaja. Mbetemi në kontakt. Është kënaqësi për mua të njihem me problemin drejtpërdrejtë nga grupet e interesit. Licensimi është një problem më vete përsa i përket burokracisë, por do marrë zgjidhje shumë shpejt"
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japë leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!
28 Janar, 19:14
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
..shiko Cilesine e Naftes etj.Makinen ta targoje Tregetari..,sh.mire..,per te pare a e kalon Kolaudimin etj..,pastaj kur e shet +e shton ne cmim
Përgjigju