Numri i bashkive me probleme financiare gjatë vitit 2022 është ulur ndjeshëm, por ende ka njësi që kanë vështirësi. Të dhënat i ka publikuar ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sot (21 korrik) gjatë prezantimit të analizës së performancës së qeverisjes vendore për vitin 2022. Ajo tha se nuk ka asnjë bashki që nuk ka aftësi paguese.
“Stoku i detyrimeve të prapambetura për vitin 2022 është në nivelin 5.4 mld lekë, ose 55% më i ulët në krahasim me atë që gjetëm në vitin 2015. Ne kemi pasur përmirësim të menaxhimit të bashkive. Nëse vjet kishim 10 bashki me probleme financiare, sot kemi 8. Nëse vjet kishim 7 bashki me vështirësi financiare, sot 4 të tilla” u shpreh Ibrahimaj.
Në takimin me krerët e bashkive, ministrja nuk la pa përmendur ato që meritojnë notë pozitive.
“Ne kemi pasur disa bashki të cilat e kanë reduktuar stokun me më shumë se 10% si Belshi, Poliçani, Kuçova, Malësia e Madhe, Roskoveci, Konispoli dhe Vora. Megjithatë Poliçani vijon të jetë një bashki me probleme financiare ndërsa Vora në vështirësi financiare” Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Notë jo të mirë ka për disa bashki të tjera, ndërsa ministrja njoftoi se bashkitë që kanë detyrime të prapambetura do të detyrohen që buxhetin e mbetur t’i paguajnë ato.
“Kemi Kavajën, Vorën dhe Cerrikun me vështirësi financiare”
Gjithashtu Ibrahimaj theksoi disa ndryshime që do të bëhen në mënyrën se si do të llogaritet performanca financiare e bashkive.
“Gjatë vitit 2023, kemi miratuar ligjin që bën disa ndryshime në mënyrën se si raporti kalkulohet dhe performanca financiare kalkulohet. Nëse deri këtë vit, ne performancën financiare e llogarisnim bazuar në planin e buxhetit, tashmë do të analizohet bazuar në faktin e shpenzimeve dhe të ardhurave”
Në raportin e vitit të kaluar situata financiare e bashkive në vend ishte shumë shqetësuese. Nga 61bashki 14 raportoheshin me probleme, 10 bashki në vështirësi, ndërsa Kavaja dhe Vora konsideroheshin drejt falimentimi.
Keta nderruan dhe emrin. Nuk iu paska ec PR.
PërgjigjuGjithe shteti eshte me veshtiresi financiare jo vetem ato qe thone keta 4 bashki ,
PërgjigjuPo leni me bo pak propagandë se kështu e do puna