Ministrja Denaj: Fasonët, prioritet në rimbursimin e TVSH-së

Ministrja Denaj: Fasonët, prioritet në rimbursimin e TVSH-së

Angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSh-së pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike. Kështu u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një  vizite në një sipërmarrje fasonësh në qytetin e Beratit.

Ministrja Anila Denaj shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të paguar të gjithë rimbursimet e prapambetura në një kohë sa më të shpejtë dhe informoi se, vetëm në vetëm në muajt e parë të vitit 2019 janë paguar afro 12 milionë dollarë, apo 28 për qind më shumë rimbursime se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Në këto 5 muaj ne kemi paguar 12 milionë dollarë më shumë se sa 5 muajt e vitit 2018 dhe besoj se deri në fund të qershorit do të kemi mbyllur të gjithë vonesat për fasonët, për grumbulluesit dhe eksportuesit, në një prioritet që i dhamë me pagesat e TVSH-së për secilën nga këto industri dhe për të gjithë bizneset të monitoruar dhe nga niveli qëndror ministrisë”, u shpreh Denaj, ndërsa theksoi se duke nisur nga muaji korrik synohet normalizimi i pagesave të rimbursimeve të TVSh për këto kategori biznesi duke i bërë ato në mënyrë periodike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion