Tërmeti në Turqi, reagon ambasada në Ankara: Nuk ka shqiptar të prekur, jemi në gatishmëri

Tërmeti në Turqi, reagon ambasada në Ankara: Nuk ka shqiptar të prekur, jemi në gatishmëri

Ambasada shqiptare në Ankara njofton se nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë nuk ka asnjë shqiptar të prekur. Ambasada jonë në Ankara thekson se është e angazhuar dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar shqiptarët që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Reagimi i plotë nga ambasada shqiptare në Turqi
Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Ankara ben me dije se deri tani nuk eshte identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti.

Ambasada shqiptare ne Ankara, se bashku me Konsullaten e Përgjithshme ne Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para