Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi në seancën e sotme plenare një paketë prej 5 projektligjesh, të quajtur si Paketa Moneyval.
Kjo paketë synon përmbushjen e rekomandimeve që i janë dhënë Shqipërisë nga Moneyval, Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Pastrimin e Parave dhe Luftës kundër Financimit të Terrorizmit.
Projektligjet parashikojnë ndryshime në ligjin për regjistrimin e biznesit, për procedurat tatimore, për masat kundër financimit të terrorizmit, për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.
Rekomandimet e Komitetit Moneyval lidhen me përmbushjen e disa objektivave thelbësore:
1. Parandalimi i pastrimit të parave, që burojnë kryesisht nga aktiviteti kriminal.
2. Forcimi i luftës kundër financimit të terrorizimit.
Ministrja Denaj theksoi se këto objektiva përkthehen në siguri më të shtuar dhe rrezik më të ulët nga terrorizmi; reduktim të informalitetit në ekonomi; reduktim të përdorimit të parasë fizike; siguri të shtuar financiare dhe bankare; reduktim të ndikimit të praktikave të pastrimit të parave dhe për pasojë reduktim të efekteve negative në jetën ekonomike dhe sociale të çdo qytetari.
“Në tërësinë e saj, Paketa ligjore Moneyval, e përbërë nga këto 5 projektligje, përmbush në një kohë të shpejtë mangësitë teknike të evidentuara dhe rekomandimet të cilat konsiderohen prioritare dhe të një rëndësie të veçantë. Më tej fokusi do të jetë në një angazhim të shtuar ndër-institucional në mënyrë që të sigurohet përputhshmëri në rritje e efektivitetit në zbatimin e detyrimeve ligjore”, u shpreh Ministrja Dena
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3629
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor, 12:32
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor, 14:18
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Hapen aplikimet, fermerët 5 javë për të bërë gati dosjet! Grante deri në 50% nga shteti
30 Shtator, 15:39
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Denaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare
16 Shtator, 12:01
Shume respekte per Zonjen Denaj. Zgjedhje perfekte e z. RAMA. Vazhdo keshtu z. Rama ke plot e perplot njerez te afte per te drejtuar mos shiko hijenat qe te vijne verdalle..
Përgjigju