Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
Donika Gërvalla dhe Edi Rama
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka quajtur “fushatë kundër qeverisë Kurti” fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Sipas Gërvallës, Rama e keqpërdori foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Fjalimi i zotit Rama nuk u përshtat aspak me atmosferën që kishim. Ishte një fjalim që e keqpërdori shumë mikpritjen e Kosovës, të tij dhe të delegacionit të tij.
Mendoj që nëse ai vjen për të bërë fushatë, duhet të vijë dhe ta bëjë këtë në mënyrë transparente kundër Qeverisë, pa keqpërdorur foltoren e Kuvendit”, tha ajo për mediat në Kosovë.
E pyetur lidhur me kërkesën e Ramës për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, Gërvalla pretendoi se kjo nuk ishte këshillë vëllazërore.
“Nuk kishte asgjë vëllazërore në atë mes, sepse brenda familjes njeriu konsultohet me anëtarët e saj dhe nuk del para mikrofonave për të dhënë këshilla vëllazërore. Sigurisht, ishte një formë shtimi të presionit ndaj Republikës së Kosovës për të implementuar njëanshëm”, tha Gërvalla.
Por këto deklarata të Gërvallës nuk ka shpëtuar pa reagimet e qytetarëve të Kosovës. Një komentues shkruan në video dhe i kujton Gërvallës se Rama, njeriu që ajo po sulmon, foli në Kuvendin e Kosovës për Thaçin, Veselin, Krasniqin, që kanë dhënë aq shumë për Kosovën dhe sot gjenden në Hagë.
"Nuk e di ku e shef ti fjalimin politik, po turp moj duhet te te vij ty", i shkruan një qytetar.
"Ty të ka dhembur që Rama përmendi UÇK-në moj e mjerë", i shkruan një tjetër qytetar.
Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën më (21 dhjetor) një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë. Kryeministri Edi Rama i quajti absurde sanksionet e BE-së ndaj Kosovës për të cilën së bashku me presidenten Osmani kanë negociuar për t'i hequr por “pezmatimi i aleatëve strategjikë po pengon”.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
16.5%
-
Të gabuar
81%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar
7 Shkurt, 10:11
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Sot dita e fundit e fushatës, nesër heshtje zgjedhore! 2 milion votues thirren të zgjedhin kryeministrin e ri
7 Shkurt, 09:20
-
Shqipëria u zgjodh organizatore e Kampionatit Europian 2027 U-21, Rama: Mikpresim finalen në arenën kuqezi të 'Air Albania Stadium'
7 Shkurt, 08:10
-
'A e dëgjuat Ramën e Spiropalin, ligji të mos preket', Ali Ahmeti reagon pas deklaratës së Albin Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje (VIDEO)
6 Shkurt, 21:55
-
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi bisedon me Bislimin dhe Petkoviçin
6 Shkurt, 21:12
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Prokuroria nis hetime ndaj ambasadorit në Kroaci për keqpërdorim në transportim të votave nga diaspora
6 Shkurt, 20:46
-
Rama në Spanjë, zbardhet axhenda, nesër pritet nga Mbreti Felipe VI! Nënshkruhet marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit 2027 që do mbahet në Tiranë
6 Shkurt, 19:28
-
Grenell e cilësoi partner të pabesueshëm për SHBA, Albin Kurti i përgjigjet emisarit amerikan: Raportet aktuale me Uashingtonin, më të mira se kurrë
6 Shkurt, 17:53
-
Tirana pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027, Rama drejt Spanjës: Do mirëpresim edhe samitin e NATO-s dhe europianin e futbollit të të rinjve! Kush i imagjinonte më parë?!
6 Shkurt, 15:02
-
Zgjedhjet në Kosovë/Lëvizja FOL: LVV-ja e Kurtit, LDK-ja dhe AAK-Nisma kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin
6 Shkurt, 11:53
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
6 Shkurt, 11:50
-
Tiranë/ Goditet grupi i falsifikimit të dokumenteve, 3 mijë euro për pasaporta amerikane, 2500 euro dokumentet e BE-së! 6 të arrestuar, 2 prej tyre nga Kosova
6 Shkurt, 10:58
Rama ndriti Shqiperine me politikat e tij dhe tani do rregulloj dhe Kosoven...
PërgjigjuRAMA ka te drejtd ngrini bisedimet me serbine....
Përgjigju