Ministrja e Arsimit: Sakrifica për ndërprerjen e procesit mësimor, detyrim ndaj fëmijëve për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e tyre

Ministrja e Arsimit: Sakrifica për ndërprerjen e procesit mësimor, detyrim ndaj fëmijëve për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e tyre

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve se prioriteti absolut i Ministrisë që ajo drejton është shëndeti i fëmijëve.

“Ne në Ministrinë e Arsimit mision kryesor kremi t’i pajisim nxënësit me njohuri dhe aftësi që nesër të jenë profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë. Por prioriteti absolut edhe tek ne është që fëmijët të rriten të shëndetshëm, të qetë, të lumtur dhe të sigurt”- tha ministrja.

Më tej ajo tha se shpeshherë për t’iu përmbajtur këtij prioriteti duhet që të bëjnë edhe sakrifica të mëdha, siç ishte vendimi i fundit që morëm  për ndërprerjen e procesit mësimor për tre ditë në të gjitha shkollat e vendit.

“Nuk do të donim kurrë që të ndërprisnim procesin mësimor, por kur vendi përballet me kushte atmosferike jo të zakonshme për një vend si Shqipëria, kur në një pjesë të madhe temperaturat shkojnë deri në minus 17 gradë celsius, atëherë ne na duhet që prioritet kryesor të kemi sigurinë e fëmijëve, jo vetëm për sa i përket kushteve në shkollë, por që kur fëmijët dalin nga shtëpia për në shkollë”- theksoi Kushi.

Sipas saj, nëse gjatë rrugës për në shkollë ka ngrica, reshje apo rrezik për fëmijët, kjo është përgjegjësi e ministrisë për të marrë vendime të tilla. Këto sakrifica ne i bëjmë të konsultuara mirë me ekspertët, duke parë edhe eksperiencat e vendeve të tjera.

Ajo ka shtuar se sot edhe shtete të tjera, jo vetëm fqinje por edhe evropiane që janë edhe më të zhvilluara se Shqipëria kanë marrë vendime të tilla.

“Greqia sapo ka marrë një vendim të tillë, madje ka ndërprerë edhe punën në parlament, pikërisht për shkak të temperaturave të ulëta dhe të pazakonta për këtë shtet. Edhe Turqia ka mbyllur shkollat në pjesën veriore dhe lindore të vendit dhe të gjithë shërbimin ndër urbane.

Duke iu referuar edhe shumë shteteve në Amerikë e Kanada, sipas zyrës së shtypit, Kushi ka kërkuar mirëkuptim e nxënësve, mësuesve dhe të të gjithë opinionit publik për këto sakrifica, të cilat e konsideron të detyrueshëm për tu marrë për të mbrojtur fëmijët, sigurinë dhe për mirëqenien e tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën