Ministrja e Energjisë bëri me dije se familjet dhe bizneset e vogla do të vijojnë të mos preken nga çmimi i lartë i energjisë. Megjithatë javën e ardhshme do të ketë përgjigje konkrete nëse do të vijohet me të njëjtën skemë pas muajit qershor.
“Ne i kemi ofruar mbrojtje konsumatorit që është i lidhur në tensionin e mesëm. Konsumatori i biznesit të vogël nuk e kemi diskutuar kurrë dhe qeveria do të bëjë të pamundurën për ta mbrojtur. Sa i përket për biznesin e lidhur me tensionin e mesëm, ne kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm përmes përfaqësuesve, kemi mbledhur të gjithë ankesat ose kërkesën për mbështetje dhe besoj se do të vijojmë me të njëjtën skemë, por kjo është diçka që do ta deklarojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën që ne kemi bërë, e kemi bërë të thelluar, kemi dalë në disa skenarë që mund të aplikojmë”, tha Balluku.
Ndër të tjera, Balluku tha se ka konsumatorë që shpenzojnë mbi 5 mijë KWH, shifër që nuk e justifikon për familjarët por edhe për ata nuk do të aplikohet çmimi i tregut, por do të jetë më i lartë. Ajo njoftoi se nga po shqyrtohet mundësia e një fashe konsumi deri në 800 kilovator dhe jo 700, siç ishte njoftuar më herët. Balluku shtoi se konsumatorët që kalojnë fashën nuk do të paguajnë njësoj si të tjerët, por as sa çmimi i bursës.
“Ne do të vijojmë të aplikojmë të njëjtin çmim për abonentin familjar, por nëse do të jetë konsum 700 apo 800 KWH dhe kemi identifikuar edhe abonentë familjarë me 5000 KWH që është një shifër që nuk e justifikon as fjalën familjar por është edhe e drejta e çdo abonenti. Mund të kenë vila luksoze, por do të paguajnë të paktën me çmim më të lartë se çfarë sot paguhet nga qytetarët që e paguajnë me nevoja bazike. Nuk do të them me çmimet e tregut se ndoshta nuk do ta përballonte dot as ky lloj konsumatori”, tha Balluku.
Lajmi kryesor:
U anulua në 2019 një muaj pas skandalit të Unazës, riaktivizohet koncesioni i Gener 2 për projektimin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Termocentrali në Roskovec, Gazetari Toska: Bashkim Ulaj e Balluku po kryejnë krim! Hoxha ironi: Pse s'ia jep emrin e tij Berishës e Nokës
6 Janar, 22:54
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Vendi dje në ‘blackout’, Blushi: Energjia, plaçkë e Ballukut, korrupsion kriminal në sistemin energjitik!
6 Janar, 16:43
-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
4 Janar, 09:06
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
31 Dhjetor 2024, 00:04
-
Ndërtimi i rrugës Kashar-Pezë-Lekaj, qeveria miraton kontratën e koncesionit! Do ndërtohet nga Gjoka Konstruktion
30 Dhjetor 2024, 22:25
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor 2024, 19:54
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor 2024, 12:12
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor 2024, 22:48