U anulua në 2019 një muaj pas skandalit të Unazës, riaktivizohet koncesioni i Gener 2 për projektimin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Koncesioni për projektimin, investimin dhe operimin e aksit Thumanë-Kashar është riaktivizuar. Kjo kontratë u anulua në janar të vitit 2019, vetëm një muaj pas hapjes së skandalit të një firme fantazme që kishte fituar një lot për tenderin e Unazës së Tiranës. Në skandal u përmend emri i Gener 2 që rezulton edhe fitues i PPP për aksin Thumanë-Kashar, por zyrtarisht kontrata u anulua sepse paratë kaluan në dispozicion të paktit për Universitetin. Pas këtij anulimi kompania fituese Gener 2 paditi ministrinë dhe siç ka ndodhur shpeshherë me Gener 2, fitoi procesin. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Energjisë Belinda Balluku bëri me dije se i janë rikthyer kësaj kontrate me parametra të rinj. Nuk do të jetë më me formë PPP, por koncesion 35-vjeçar. Ministrja Balluku megjithatë nuk ka bërë të ditur asnjë detaj mbi detyrimet që ka marrë përsipër shteti dhe koncesionari.

“MIE sot ka paraqitur 5 VKM, njëra prej të cilave ka të bëjë me shpronësimi, dy për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Do të ndalem tek dy prej VKM.

Një projekt vendim është ai që i hap miratimit të kontratës së koncesionit për ndërtimin, operatimin, mirëmbajtjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ka pasur debat publik për këtë çështje. Që në vitin 2019, kjo kontratë u anulua për shkak se ajo hapësirë fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. I jemi kthyer kësaj kontrate se shkojmë në parametra të ri. Aksi do të investohet në parimin e koncesionit që do të investojë dhe operojë e transferojë pas 35 vitesh në pronësi të shtetit shqiptar. Procesi është bërë përmes një negocimi dhe nunk duhet harruar se është ndër më të rëndësishmet të korridorit blu dhe synojmë të hapim lotet brenda vitit 2022 që t’i kemi të përfunduar në 36 muajt e ardhshëm”, tha Balluku.

Ndërtimi i segmentit Thumanë-Kashar, kushton 225.8 milionë euro. Procedurat e garës ishin nisur nga ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri. Në vitit të kaluar, Gjykata Administrative e Apelit vendosi të rikthejë koncesionin e segmentit Thumanë-Kashar i anuluar nga qeveria për mungesë fondesh ndaj Këshilli i Ministrave autorizoi Ministrinë e Infrastrukturës të nënshkruaj prape kontratën koncesionare për ndërtimin e segmentit rrugor.

Vendimi u mor më 29 korrik 2021, nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Rilinda Selimi dhe me anëtare Altina Nasufin dhe Blerona Hasën vendosi që të pranojnë padinë e ngritur nga kompanitë Gener 2 dhe G2 Infra kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Sipas dispozitivit të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, Apeli Administrativ ka vendosur që të shfuqizojë urdhrin e datës 25 janar 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës “Për ndërprerjen e dhënies së koncesionit”. Ky koncesion u vu në dyshim edhe prej faktit që në dhjetor të vitit 2018 u zbulua se një kompani fantazmë me emrin DH Albania rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri, pasi kishte përdorur më parë dokumente të falsifikuara. Dokumente të publikuara në media i lidhnin personat që kryen procedura për llogari të kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja e tenderit të koncesionit Thumanë – Kashar.

Kompani ‘Gener 2’ e Bashkim Ulajt vijon të marrë tendera të dyshimtë pavarësisht skandalit me kompaninë Dh Albania me tenderin e Unazës së Madhe, e cila mashtroi duke pretenduar se ishte dega në Shqipëri e kompanisë amerikane Dunëell Haberman, kur në fakt dokumentet tregojne disa lidhje pikerisht me kompaninë ‘Gener 2’. Ky i fundit jo vetëm i shpëtoi veprimit të drejtësisë, duke nxjerrë në skenë 28-vjeçarin anonim Avdjol Dobi, por vijon të marrë tendera me vlerë miliona euro nga degët e pushtetit qendror dhe vendor. Skandali i DH Abania, kur shpërtheu, tronditi qeverinë Rama dhe prodhoi shkarkimin e disa zyrtarëve. I vetmi që nuk pagoi asnjë kosto nga ai skandal, mesa duket është vetëm Bashkim Ulaj.

Balluku ka përmender pastaj VKM për përcaktimin e kritereve të rregullave transferimit të të drejtave të licencave minerare nga zotëruesi. Duke qenë se ka pasur një ndryshim në ligjin 304 të miratuar më 15 korrik 2010 u konsiderua e nevojshme të amendohen disa rregulla për transferimin e lejeve. Kjo vjen pas një sërë abuzimesh me licensimeve. Për të fortifikuar këtë proces dhe për ti dhënë seriozitet sektorit minerar. Ne dëshirojmë ti kthehet dinjiteti dhe të vendosen rregulla e ligji të jetë parimi kryesor. Vitet e fundit është vërejtur një interes i madh për investitorët e huaj kështu që lind nevoja që të ketë vëmendje nga ministria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Balluku: Familjet me vila luksoze që shpenzojnë 5000 kWh në muaj s'do paguajnë dritat me çmim tregu! Fasha e konsumit mund të vendoset 800 kwh

1652880253_energji3640x3601.jpg

Ministrja e Energjisë bëri me dije se familjet dhe bizneset e vogla do të vijojnë të mos preken nga çmimi i lartë i energjisë. Megjithatë javën e ardhshme do të ketë përgjigje konkrete nëse do të vijohet me të njëjtën skemë pas muajit qershor.

“Ne i kemi ofruar mbrojtje konsumatorit që është i lidhur në tensionin e mesëm. Konsumatori i biznesit të vogël nuk e kemi diskutuar kurrë dhe qeveria do të bëjë të pamundurën për ta mbrojtur. Sa i përket për biznesin e lidhur me tensionin e mesëm, ne kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm përmes përfaqësuesve, kemi mbledhur të gjithë ankesat ose kërkesën për mbështetje dhe besoj se do të vijojmë me të njëjtën skemë, por kjo është diçka që do ta deklarojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën që ne kemi bërë, e kemi bërë të thelluar, kemi dalë në disa skenarë që mund të aplikojmë”, tha Balluku.

Ndër të tjera, Balluku tha se ka konsumatorë që shpenzojnë mbi 5 mijë KWH, shifër që nuk e justifikon për familjarët por edhe për ata nuk do të aplikohet çmimi i tregut, por do të jetë më i lartë. Ajo njoftoi se nga po shqyrtohet mundësia e një fashe konsumi deri në 800 kilovator dhe jo 700, siç ishte njoftuar më herët. Balluku shtoi se konsumatorët që kalojnë fashën nuk do të paguajnë njësoj si të tjerët, por as sa çmimi i bursës.

“Ne do të vijojmë të aplikojmë të njëjtin çmim për abonentin familjar, por nëse do të jetë konsum 700 apo 800 KWH dhe kemi identifikuar edhe abonentë familjarë me 5000 KWH që është një shifër që nuk e justifikon as fjalën familjar por është edhe e drejta e çdo abonenti. Mund të kenë vila luksoze, por do të paguajnë të paktën me çmim më të lartë se çfarë sot paguhet nga qytetarët që  e paguajnë me nevoja bazike. Nuk do të them me çmimet e tregut se ndoshta nuk do ta përballonte dot as ky lloj konsumatori”, tha Balluku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë