Ministrja e Energjitikës, Balluku: Do të ngrijmë të gjitha kontratat e HEC-eve që nuk janë operative
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka deklaruar në një dalje për mediat deri më tani rezultojnë se vetëm 96 kontrata që janë operative.
Redaksia 24 Janar 2019, 13:39 | Përditesimi: 24 Janar 2019, 16:35
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka deklaruar se do të ngrihen të gjitha kontratat e HEC-eve që nuk janë operative. Balluku u shpreh në një deklaratë për mediat se momentalisht vetëm 96 kontrata janë operative, të cilat i përkasin 73 kontratave koncesionare dhe sipas saj, kjo ka sjellë edhe vëzhgimin e detajuar të të gjitha kontratave ende jo operative.
Sot vetëm 96 hidrocentrale janë operative. Ato i përkasin 73 kontratave koncesionare dhe kjo përbën një arsye për një vëzhgim të detajuar të të gjithë kontratave ende jo operative, në funksion të një sërë konkluzionesh të nevojshme për të gjykuar strategjinë e këtij sektori, efikasitetin e politikës së ndjekur në vite për stimulimin e HEC-eve të vegjël, impaktin ekonomik dhe social të tyre, e me radhë.
Në këto kushte, kur kemi shumë më shumë kontrata ende jo-operative, sesa operative, është koha të bëjmë një ndalesë dhe të gjykojmë për vazhdimësinë. Kam vendosur fillimin e një procesi skanimi të dokumentacionit të çdo subjekti të licensuar, e po ashtu dhe skanim fizik të çdo HEC-i dhe subjekti realizues.
Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës
Ministrja informoi se procesi i skanimit të ligjor e fizik të cdo HEC-i dhe subjekti realizues do të ndiqet nga një grup pune i udhëhequr nga zv/ministri Bonati dhe se do të bazohet në dy kritere, në atë përputhshmërisë ligjore e përmbushjen kontraktuale nga subjektet e licensuara, duke përfshirë këtu kushtet teknike dhe afatet kohore, si dhe kriterin e përputhshmërisë me kërkesat mjedisore.
Balluku u shpreh më tej se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të bashkëpunojë me atë të Mjedisit, për të mos lejuar përsëritjen e situatave të këtij lloji. Ajo përmendi edhe rastin e Gramshit, duke thënë se do të synohet zhvillimi i një platforme diskutimi me banorët.
Sikurse u bë e ditur pak ditë më parë, një HEC-e është planifikuar për t'u ndërtuar në Kanionin e Holtës. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës.
urra rrofte mbesa e shokut beqir balluku qe u be ministre
cfare sholle ka mbesa se kjo eshte shume punetore nga njera pune me pergjegjesi prane edvinit ne tjetren ka qene apo jo?
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24%
Të gabuar
68.5%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Hiq ate Eva Kondin qe te te ecin gjerat mbare
Përgjigjuurra rrofte mbesa e shokut beqir balluku qe u be ministre cfare sholle ka mbesa se kjo eshte shume punetore nga njera pune me pergjegjesi prane edvinit ne tjetren ka qene apo jo?
Përgjigju