Shtohen me 15.9% të ardhurat në 8 mujorin e parë të vitit! Ministrja e Financave: Faktor kryesor, rritja e çmimeve dhe aktiviteti ekonomik në vend

Rritja ekonomike në vend gjatë vitit 2022 konsiderohet nga më pozitivet në rajon. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj inflacioni është një fenomen i importuar, ndërsa ekonomia shqiptare është rritur me 2.23 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me 2021-in. Ministrja Ibrahimaj, duke bërë bilancin e deritanishëm të ekonomisë në vend tha se të ardhurat në 8 muajt e parë të 2022, janë rritur me 15.9%.

‘Ka disa tregues të tjerë që i përkasin pjesës tjetër të vitit. Qarkullimi i sektorëve është një ndër to. Kemi pasur një rritje në sektorin e ndërtimit. Në 8 mujor kemi pasur një rritje me 15. 5% në sektorin e ndërtimit, sektori i prodhimit me 25%. Sa i përket turizmit, kemi pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30%. Pritshmëria lidhet dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara. Si nivel biznesesh të reja kemi një rritje prej 10.2%.’ Të ardhurat janë 15.9 % më shumë. Kjo është lidhur ngushtësisht me çmimet por edhe me aktivitetin ekonomik në vend. Por edhe rritjen e kapaciteteve të mirëadministrimit. Të ardhurat janë 15.9 më shumë në krahasim me një vit më parë. Edhe muaji shtator ka qëndruar në të njëjtën linjë.'- tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se kemi një rritje të importeve dhe të eksporteve në vlerë, ndërsa sektorët e prodhimit në vend kanë pësuar rritje në vlerë dhe në vëllim.

'Nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë. Importet janë rritur me 25%. Rritje importeve në vëllim dhe në vlerë. Reflektimi i rënies është i lidhur me uljen e kërkesës për shkak të çmimeve shumë të larta. Sa i përket sektorëve që janë lidhur me aktivitetin prodhues në vend, kryesisht ekspertët e manifakturës kanë pësuar një rritje në vlerë dhe në vëllim. Sa i takon shpenzimeve qeveritare në 8 muaj, kemi pasur shpenzime 1.4% më të larta.’- tha ministrja.

Ibrahimaj tha se në bazë të informacioneve edhe 3 mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri pozitive të rritjes ekonomike.

‘Në bazë të informacioneve ne mendojmë se 3 mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në krahasim me tre mujorin e dytë.’- u shpreh ministrja.

Sa i takon krahasimit me vendet e rajonit, Ibrahimaj theksoi se Shqipëria pati rritjen më të lartë, pas Malit të Zi.

“Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit që ka pasur një rritje më të lartë, prej 9.64 %. Ndërsa vendet e tjera si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ende nuk kanë absorbuar efektet e krizës së pandemisë.

Amnistia fiskale dhe penale që synon legalizimin e të ardhurave të emigrantëve nuk do të legalizojë çdo burim, deklaroi ministrja Ibrahimaj gjatë konferencës për performancën e ekonomisë për 8 mujor, ndërsa shtoi se gjatë tremujorit të tretë pritet ecuri më e përshpejtuar pozitive e ekonomisë.

‘Nga pyetësori i popullatës, mbi 60% e popullatës u shpreh se ishte pro amnistisë fiskale dhe penale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve. Ky ligj vepron brenda kufijve të Shqipërisë dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë. Sa i përket nëse do të legalizojë çdo burim, nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Ka filluar si proces shumë kohë përpara se të merreshin nismat ligjore.’- tha ministrja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja