Hipokrizia e opozitës me fatin tragjik të mësuesit Havzi Nela duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Fillimisht ishte Sali Berisha ai që me ardhjen e Edi Ramës në pushtet gjeti fijen pas së cilës mund të kapej për ta lidhur kryeministrin me ish-diktaturën. Këtij kori në PD iu bashkua edhe Ilir Meta pas 4 vitesh qeverisjeje me Ramën. Teksa “u kujtua” papritur për firmën e skulptorit Kristaq Rama në dekretin e Kuvendit që nuk ia falte jetën Nelës, Meta madje shkoi më tej duke e përvetësuar ditën e varjes së poetit dhe vendoste alarmin për të reaguar i pari çdo 10 gusht. Më pas shtetasi I.M doli bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, por kjo është histori tjetër.
Sot, 35 vite nga varja e poetit, hipokrizia thellohet edhe më tej. Rithemelimi ka vendosur ta përkujtojë Nelën me një aktivitet të posaçëm. Madje një deputet i Berishës çirrej dje se Havzi Nela edhe nga varri e tmerronte diktatorin, kur në fakt diktatori kishte vdekur 3 vite para Havziu, por nejse. Kjo është pjesa tragji-komike që veç opozita di ta stisë. Por sot me gjithë keqardhjen për vuajtjet e familjes Nela, pyetja e parë që shtrohet është: Përse nuk ndiqet i njëjti standard për ish të persekutuar me fate më tragjike dhe me role më aktive kundër diktaturës? Pra pse nuk del të qajë në ekran Sali Berisha edhe për Pjetër Arbnorin, Vilson Blloshmin, Genc Lekën, ish-klerikët e kështu me radhë?
Është e qartë se njeriu që indinjohet kur i përmendin vitin 1997, vetë kërkon të bëjë politikë me ish-diktaturën. Por ai harron se akuza e shkëputur nuk i bën nder as Havziut dhe as atij vetë. Sepse duket sikur qënka rrëzuar diktatura e Kristaq Ramës dhe jo ajo e instaluar prej Enver Hoxhës.
Pra pse nuk del të qajë në ekran Sali Berisha edhe për Pjetër Arbnorin, Vilson Blloshmin, Genc Lekën, ish-klerikët e kështu me radhë?
Është e qartë se njeriu që indinjohet kur i përmendin vitin 1997, vetë kërkon të bëjë politikë me ish-diktaturën. Por ai harron se akuza e shkëputur nuk i bën nder as Havziut dhe as atij vetë. Sepse duket sikur qënka rrëzuar diktatura e Kristaq Ramës dhe jo ajo e instaluar prej Enver Hoxhës.
Shkresa e Presidiumit të Kuvendit Popullor është firmosur nga disa anëtarë të tij. Në krye është Ramiz Alia. Gjen aty pastaj Lumturi Rexhën që në disa inçizime të prag-pluralizmit del duke biseduar me Sali Berishën nën cilësinë e sekretarit të partisë tek Mjekësia. Dhe të tjerët janë që të gjithë ish-sekretarë partie rrethesh, kooperativash, ish-ministra e të tjerë ku më pak partiaku është Kristaq Rama, artist i popullit.
Në këtë 35 vjetor të varjes së mësuesit kuksian pyetja tjetër që “i mundon” të gjithë është: Po Sali Berisha çfarë bënte në 10 gusht të 1988 teksa Havzi Nela shkonte drejt litarit?
Problem nuk eshte antaresia ne struktura si Parti e Punes apo Sigurim i Shtetit. Por zelli korruptiv dhe abuziv i antareve te vecante per tu bere me katil nder katile. Autori mund ta dije me mire ose mesoje meqe ka "ekspertize" sidomos ne trashegimine sigurimse. Dhe JO, ne nuk kemi rrezuar regjimi e Ennver Hoxha. Ku kuadri enverist ka kapur si kancer cdo strukture te shtetit qe se bashku me kreun e regjimit sot, Edi Rama, sjane vecse trashegimia me korruptive e mafies se kuqe enveriste.
PërgjigjuCfare do te thuash? Qe Sali nuk ben pjese tek anetaret e zellshem te PPSH qe u be me katil se katilet? Po ik o RRK. Sa ka vrare PPSH me gjyq dhe pa gjyq ne 50 vjet, Saliut iu vrane vec ne 1997.
Sali non grada shpifsira ,llumi i Shqiperise
PërgjigjuShkruani ndonje poezi per trrute tuaja pa lereni kete vend te eci me hapat e duhura drejt zhvillimit! Jemi shume afer dita dites per tu bere pjese e BE, dhe cdo dite e me shume me Edi Ramen ne krye ky vend po zhvillohet dhe cdo gje po shkon ne vendin e vet
PërgjigjuHyso!ithtaret e tij nuk e pranojne faktin vetem shpifin
Ky eshte njeriu me i ndyre qe ka vendi yne
PërgjigjuBerisha eshte ordiner dhe nuk ia kemi pare nje cilesi te mire gjiithe keto vite
Përgjigjuo njeri i shpifur
Përgjigju