TIRANË - Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nis sot një vizitë dyditore në Bruksel në Institucionet e Bashkimit Europian.
Programi i vizitës së ministres Kumbaro, sipas burimeve të këtij dikasteri parashikon pjesëmarrjen në hapjen e Ekspozitës me temë “Allegoria”, nga Piktori i mirënjohur shqiptar, Dastid Miluka.
Po ashtu, ministrja e Kulturës do të ketë takime të veçanta me Drejtorin e Përgjithshëm për Pronësinë Intelektuale, Kerstin Jorna, me Komisioneren e Arsimit. Kulturës dhe Rinisë, znj. Androulla Vassiliou, si dhe një takim me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, z. J.E. Paquet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com