Ministrja e Kulturës së Maqedonisë
vizitë në Tiranë, takon Kumbaron

Ministrja e Kulturës së Maqedonisë<br />vizitë në Tiranë, takon Kumbaron
TIRANE - Ministrja e Kulturës së Maqedonisë Elizabeta Kanceska Milevska viziton sot Tiranën ku do të pritet në një takim me homologen e saj shqiptare Mirela Kumbaro.
 
Gjatë këtij takimi pritet të  nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gjithashtu temë e diskutimit do të jetë edhe krijimi i ekipit te përbashkët për vlerësimin e ndërtesës së Kongresit të Manastirit.
 
Po ashtu dy ministret do të diskutojnë edhe për krijimin e një kalendari vjetor të përbashët aktivitetesh kulturore. Kumbaro dhe Milevska do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në në orën 16.00 në Ministrinë e Kulturës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf