Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka përgëzuar suksesin e deritanishëm të sportistes shqiptare Lara Colturi, e cila ka marrë një varg fitoresh nën flamurin shqiptar në Kupën e Amerikës së Jugut. Ministrja Kushi në një status në rrjete sociale shkruan se Colturi në katër garat në Kili ka fituar katër medalje ari, duke tejkaluar çdo pritshmëri.
"Sportistja jonë kuqezi Lara Colturi arriti rezultate të jashtëzakonshme në 4 garat e saj që u zhvilluan në Kili. Ajo fitoi 4 medalje ari, 2 në Giant Slalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare. Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine. I urojmë shumë suksese Laras për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit shqiptar."
Më 30 korrik Colturi arriti të triumfojë në garat e saj në Sllalomin Gjigand. Ajo numëron katër medalje ari, të cilat i ka fituar 2 në garat në Sllalomin Gjigand dhe dy në garat 2 në Sllamom.
Lara është vajza e ish-medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqiptare të Skive. Për tu theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikesh që është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.
Lara është tashmë në Argjentinë, ku sëbashku me stafin e saj do të qëndrojë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit ku do zhvillojë më shumë se 10 gara për t’u kthyer më pas në Itali. Gjatë qëndrimit atje ajo do zhvillojë gara si në Kili ashtu edhe në Argjentinë.
/KLOS/,eshte e natyralizuar dhe nuk ka asgje per L.O.L,sepse shume mire mund te garonte per atdheun e saj,por zgjodhi vendin e natyralizimit.Ne duhet t'i vleresojme keta sportiste qe garojne e fitojne me flamurin tone,aq me teper kur sportistet me kombesi shqiptare,me perjashtim te pak rasteve,lene shume per te deshiruar.
Përgjigju"shqiptare" lol
Përgjigju