Ministrja e Tregtisë, Mimoza
Kusari: Investitorët po ikin

Ministrja e Tregtisë, Mimoza <br />Kusari: Investitorët po ikin
Investitorët e huaj më lehtë i mbledhin plaçkat dhe ikin nga Kosova sesa hyjnë në procese të zgjidhjes së problemeve në gjykatat kosovare. Ata në vend të kushteve të lehta të zhvillimit të aktiviteteve afariste, në Kosovë po hasin në zyrtarë institucionalë që profesion kanë zhvatjen. Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila flet për Express.

Po ikin nga Kosova. Investitorët e huaj nuk po gjejnë në vend atë që u premtohet nëpër konferenca të investimeve. Në vend të taksave të ulëta, transparencës e kushteve të lehta të zhvillimit të aktiviteteve afariste, investitorët po hasin në zyrtarë institucionalë që profesion kanë zhvatjen.

Kjo praktikë nuk është e re, por është bërë dukuri shqetësuese për ata që merren me promovimin dhe krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila e pranon se investitorët po largohen për arsye se persona të caktuar në institucione dëshirojnë të përfitojnë nga puna e tyre. Kjo çështje, problemet me inspektorët e tregut dhe moskoordinimi i punëve sa duhet me udhëheqësit e komunave në kontrollin e tregut të naftës, duket se i kanë zbehur edhe ato të arritura të ministrisë që udhëheq ajo.

Kusari-Lila në intervistë për Express tregon për sfidat dhe të arriturat në tregun e naftës, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe planet për të dalë nga kjo situatë.

marre nga gazeta Express

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz