Ministrja e Turizmit mesazh bizneseve nga Vlora: Bashkëpunoni për pastrimin e mbetjeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal në Vlorë, nga ku u bëri thirrje bizneseve private që të bashkëpunojnë për pastrimin e mbetjeve. Gjatë inspektimit, ministrja Kumbaro theksoi se Vlora ka qenë një rast i vështirë për sa i përket punës për pastrimin e territorit krahasuar me bashkitë e tjera bregdetare.

“Më duhet të them që Vlora ishte fronti më i vështirë krahasuar me Durrësin, krahasuar me Kavajën, me Sarandën, me Himarën edhe me Rrogozhinën sepse Vlora iu shtua paketës së pastrimit të plazheve të AKB-së këtë vit. Na rezultoi fronti më i vështirë dhe në një farë mënyre unë dua të falenderoj Agjencinë Kombëtare të Bregdetit që ka mbuluar edhe një pjesë të territorit të qytetit, që i takonte bashkisë për ta bërë”, u shpreh Kumbaro.

Në këtë periudhë kur flukset turistike pritet të rriten akoma më tej, sipas ministres Kumbaro puna më e madhe në Vlorë është ndërgjegjësimi, edukimi, komunikimi, por edhe ndëshkimi me gjoba. Ministrja u shpreh gjithashtu se në këtë proces, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me bizneset.

“Nga gjithë monitorimi që ne bëjmë të gjithë bashkë në 24 orë, problemin më të madh e kemi me bizneset. Dhe nëse do të duhet të përmirësojmë në mënyrë rrënjësore diçka, është komunikimi me bizneset. Dua t’u jap një mesazh bizneseve: Nuk mund të ketë turizëm, nuk mund të ketë shërbim në hoteleri, nuk mund të ketë shërbim në restorant ndërkohë që bizneset gënjejnë vetveten duke i marrë koshat e plehrave, duke i keqtrajtuar”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, numri i vizitorëve të huaj është 33% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Kumbaro solli në vëmendje edhe ligjin që ndalon zhurmat e larta, duke i kërkuar kryetarit të Bashkisë Ermal Dredha që bashkia të përgatisë hartëzimin e territorit për të identifikuar zonat ku do të lejohet dhe ndalohet muzika e lartë, një proces ku përfshihen Policia e Shtetit, Policitë Bashkiake dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 16/07/2023 11:16

    Ne Shqiperi duhet te ndergjesohen njeresit ne rradhe te pare se sado te pastrojn firmat jane vete populli qe duhet ta mbaje ambjentin paster,dhe jo te hidhen shishet plastike nga makina ne autostrade sic e shohim here pas here kush vjen nga perendimi shokohet nga kaq shume plera

    Përgjigju
  • Vlonjat: 16/07/2023 10:53

    Vloren e gjithe Shqipërine e qelbin bizneset dhe hotelet. Matrapazet qe njohin vetem zhvatjen e nuk duan ta dine qe tek pragu I deres se tyre ose para hotelit te tyre eshte bere mullar me plehra. Kafshet qe da do lek te bejne nuk behen njerez. Shteti zeroooo. Edi Rama te te haje mortja qe nuk ben dot zap nje tufe matrapazesh e lamashesh.

    Përgjigju
  • NAVAL: 16/07/2023 09:21

    E moj zonja ministre pyllin e sodes dhe nga zverneci e ke plot plehra sepse edhe bizneset i hedhin aty.habiten turistat si eshte e mundur kaq pis po thone

    Përgjigju
  • Plehrat nuk i do njeri: 16/07/2023 09:11

    Mos u lodh kot, të gjithë dun lek. Plehrat nuk i duhen njeriu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës