Ka dhënë dorëheqjen? Ministrja Edona Bilali për Report Tv: Lajm i pavërtetë! Do vazhdoj punën për objektivat e 2023

TIRANË- Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se ministrja Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen. Mediat pranë PD-së kanë publikuar një letër të saj, por ajo që bie në sy është se dokumenti është me logon e PS-së, ndërkohë që Bilali mban një post ministror.

Nisur nga kjo gazetarët e Report Tv Ermal Qori dhe Ergys Kavaja kanë komunikuar me vetë ministren, ku ka konfirmuar se është një lajm i pavërtetë.

“Fake News! Do të vazhdojë punën në ministri për të përmbushur objektivat për vitin 2023”, ka thënë ajo për Report Tv! 

Pas kësaj, këto mediat kanë fshirë lajmin që rezultoi të ishte në ‘fake news’.

 

Dokumenti i botuar në media pranë PD

Reagimi i ministres për Report Tv

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 20/01/2023 06:36

    Po po për të realizuar objektivat loqja Shenka! Ke dhënë 20 mijë euro që njëri të hapë faqe në internet për të shitur rroba të përdorura!! Inovacion gjoja ....

    Përgjigju
  • Geni: 20/01/2023 00:48

    PS ne shkoder ka marre fund me kte palo ministre, turp per Ramen ke ja ministre

    Përgjigju
  • Naqja: 19/01/2023 23:48

    Ket e futi toma pa dashje ne politike e pastaj i ra pishmanit. Njeriu ma pa lidhje qe ka qit ndonjehere Shkodra

    Përgjigju
  • Beni: 19/01/2023 22:16

    Ministre ne Kosove eshte kjo goca apo ku se se kam degjuar ndonjeher te flase ne Shqiperi. Ndoshta do jet ne qeverine e Kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja