Ministrja gjermane: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë! E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun

Ministrja gjermane: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë! E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun

1670796123_annalena.JPG

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”. Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova uli tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por Serbia po bën të kundërtën.

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Lajçak”, shkroi Ministrja gjermane.

 


Lajmi kryesor:

Serbët sulmojnë EULEX-in, Ambasadat e SHBA në Prishtinë dhe Beograd: Të çmontohen postblloqet! Vuçiç: U zhgënjeva nga amerikanët


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën