Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të vettingut, apo që nuk kualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve. 

Lind pyetja, këta që digjen nga vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga vettingu

Maks Haxhia Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.

Tu qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese

Bashkim Fino

Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit.

Ulsi Manja

Ministrja e Drejtësisë tha se ligji i ri duhet t’u japë fund avokatëve të korruptuar.  

 Duhet tu japim fund avokatëve që zvarrisin gjyqet, dhe atyre që janë të korruptuar

Etilda Gjoni Ministre e Drejtësisë

Ministrja kërkoi që Komisioni i Ligjeve, përmes ligjit të ri të japë më shumë kontroll shtetëror mbi Dhomën e Avokatisë.