Ministrja Gjonaj pret delegacionin britanik: Qeveria shqiptare, serioze në luftën kundër krimit të organizuar

Ministrja Gjonaj pret delegacionin britanik: Qeveria shqiptare, serioze në luftën kundër krimit të organizuar

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme z.Philip Rutnam

Ministrja e Drejtësisë, Znj.Etilda Gjonaj ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, i cili kryesohej nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme z.Philip Rutnam dhe shoqërohej nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, z.Duncan Norman. Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, përmes shkëmbimit të informacionit si dhe mbështetja e reformës në sistemin penitenciar, me synim rritjen e sigurisë së brendshme kanë qenë temat kryesore të diskutimit.

Ministrja e Drejtësisë tha se Qeveria Shqiptare ka treguar me rezultate konkrete se angazhimi në luftën kundër krimit të organizuar transnacional është një angazhim serioz edhe në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në përgjigje të interesimit të delegacionit britanik, Ministrja Gjonaj ka bërë një ekspoze të ecurisë dhe rezultateve të deritanishme të Reformës në Drejtësi, duke e vënë theksin te ngritja e institucioneve të reja si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat do të krijojë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet e larta të politikës dhe administratës publike.

Reforma në sistemin penitenciar dhe masat më të fundit që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare për forcimin e sistemit të sigurisë në burgje ka qenë një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar. Ministrja Gjonaj ka theksuar se me ndryshimet e fundit ligjore parashikohet vendosja në një regjim të veçantë izolimi për të dënuarit për vepra penale të krimit të organizuar apo terrorizmit, duke marrë si model sistemin italian “41-bis”.

Delegacioni i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrja e Drejtësisë, Znj.Etilda Gjonaj

Ndërkohë një punë e mirë po bëhet me investimet infrastrukturore për rritjen e sigurisë në burgje, përmes buxhetit të shtetit dhe mbështetjes së Ambasadës së Britanisë së Madhe, të cilën ministrja gjeti rastin ta falenderonte.

Nga ana e tij z. Rutnam shprehu gadishmërinë e plotë të Qeverisë Britanike për të vijuar me mbështetjen e programit të reformimit të sistemit penitenciar. Duke folur për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe më gjerë në luftën kunër krimit të organizuar Ministrja Gjonaj ka vlerësuar Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar midis Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ambasadës Britanikë në Tiranë si dhe marrëveshjen me Eurojust,.

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme Britanike ka falenderuar ministren Gjonaj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëveshjet e arritura midis dy qeverive për shkëmbimin e informacionit mbi të dhënat kriminale për shtetasit shqiptarë dhe britanikë. Ai vlerësoi anagzhimin e Shqipërisë për të bashkëpunuar me organizata të rëndësishme si Eurojust, pasi lufta ndaj krimit të organizuar kërkon veprime më të shpejta, me efektive dhe forcimin e bashkëpunimit transnacional. Sekretari i Përhershëm Philip Rutnam siguroi ministren Gjonaj se Qeveria Britanike do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në proeceset e reformave të thella që ka ndërmarrë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite