Kryeministri Edi Rama ka uruar sot ministren e Integrimit Evropian, Kajda Gjosha e cila sot u bë nënë për herë të parë, e një djali.

"Klajda, ministrja jone më e re, sapo lindi një çun që i uroj megjithe zemër ta kenë me jetë, shëndet dhe plot gëzime:-)", shkruan Kryeministri Rama në faqen e tij në "Twitter".

Ndërsa Ministria e Integrimit në faqen e saj shkruan se, "Vjen në jetë LUIS, bekimi më i madh i Ministres Gjosha dhe familjes së saj.

Në këtë ditë plot emocion, gëzim dhe ndjesi, i urojmë djalit të integrimit të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur mes dashurisë prindërore!!:):)".

ATSH