/ATSH/- Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, nis sot një vizitë zyrtare dy ditore në Berlin.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite ministrja do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të shtetit gjerman.
Është planifikuar që takimin e parë, Ministra Gjosha ta zhvillojë me z. Florian Hahn, anëtar i Bundestagut, Kryetar i Grupit Parlamentar të Unionit Kristian-Social për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen, Çështje të Bashkimit Europian, Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare.
Një tjetër takim do të jetë ai me Këshilltarin e Kancelares Merkel për çështjet e BE-së, z.Uve Corsepius. Ministrja do të takojë gjithashtu, Ministrin e Shtetit pranë MPJ gjermane, z.Michael Roth.
Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministrja Gjosha do të marrë pjesë në aktivitetin "Albania goes Europe Challenges and Opportunities".
Ministrja Gjosha do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Komisionit parlamentar për çështjet e BE-së në Bundestag, z. Günther Krichbaum. Ministrja e Integrimit Europian, do të zhvillojë takime edhe me znj. Petra Ernstberger, anëtare e Bundestagut Gjerman,  Z. Andreas Jahn anëtar i Bundestagut.