Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha, ka folur për mesazhin që ka marrë nga BE-ja, pas vizitës në Bruksel.

Hoxha ka thënë se “mora një mesazh të qartë nga komisionari Johanes Hahn, që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të votohet nga Kuvendi i Kosovës, është një kriter që përcakton fatin e liberalizimit të vizave”.

Hoxha tha se Johanes Hahn, i ka kërkuar që qeveria të rris presionin politik mbi Kuvendin dhe opozitën për të lejuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com