Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka dënuar aktet e dhunës me hedhje molotovi në protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu u ka bërë thirrje të miturve dhe të rinjve që të qëndrojnë larg akteve të dhunës, pasi kjo sipas saj, nuk i bën as heronj e as trima.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në rrjetet sociale:

Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës.

U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.

Dhuna nuk është zgjidhje!

Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.

Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta e PD, militantët molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, nuk kursejnë as xhaminë e Namazgjasë, besimtarët ndalojnë lutjen! Hidhet gaz lotsjellës